E Diel, 1 Nëntor 2026

Zëdhënësi i Kryeministrit, Aldrin Dalipi, ne fillim, informoi gazetarët rreth superoperacionit antrtrafik që po zhvillohet në Juge te vendit dhe rezultateve te arritura Zëdhënësi Deshiro

Zëdhënësi i Kryeministrit, Aldrin Dalipi, ne fillim, informoi gazetarët rreth superoperacionit antrtrafik që po zhvillohet në Juge te vendit dhe rezultateve te arritura

Zëdhënësi
Deshiroj t'ju informoj ne lidhje me ate qe ne keto tre ditet e fundit ka qene nje nga angazhimet kryesore te qeverise, me nderrmarrjen qe po behet te jug te vendit per t'i prere rrugen trafiqeve te cdo lloji. Deshiroj te theksoj se duhet kuptuar se ky eshte nje prioritet i qeverise, nuk eshte nje aksion i nderrmare per efekt mediatik, por eshte prioritet i qeverisjes per te luftuar trafiqet, kontrabanden, te gjitha fenomenent negative te cilat ne i njohim.
Forcat e policise, vazhdoi më tej zëdhënësi, po veprojne me pergjegjshmeri per te nderpere te gjitha lidhjet e trafikanteve dhe per te luftuar fenomenin skaf. Deri tani numri i te shoqeruarve shkon ne 18. Ne oret e para te mengjesit te sotem jane ndaluar dhe tre persona, te cilet kane tentuar te kryejne furnizim te mjeteve lundruese me karburant dhe eshte sekuestruar edhe nje sasi karburanti.
Gjithashtu z. Dalipi beri me dije se neser do te nderhyje dhe batalioni special i Ministrise se Rendit, dhe me angazhimin e forcave greke e italiane, duke futur ne aksion edhe dy helikoptere, te cilet do te bejne te mundur vendndodhjen e skafeve, qe kane levizur nga zona afer bregdetit. Mund t'ju them se numri i ketyre skafeve eshte tashme teper i kufizuar dhe eshte i kontrolluar nga qe ekziston informacion i nevojshem.

Zoti Aldrin Dalipi evidentoj nje fakt tjeter te rendesishem: qe ky aksion ka qene i sukseshem pasi pervec rezultateve qe dihen ka evidentuar ato struktura te cilat nuk kane qene te afta t'u pergjigjen kerkesave dhe rezultateve te ketij aksioni. Sot, siç e dini, ka pasur nje takim ne qytetin e Vlores me te gjitha strukturat perkatese dhe eshte kerkuar koordinim i te gjitha institucioneve pergjegjese per te bere te mundur realizimin me sukses te kesaj nderrmarrjeje dhe do te thosha se nje komponet i rendesishem i kesaj eshte dhe nderhyrja e Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve, e cila ka nderprere lidhjet e furnizimit te mjeteve lundruese te trafikaneteve ne toke. Behet fjale per 8 pika karburanti te kontriolluara e te bllokuara dhe disa prej tyre jane çuar per ndjekje penale.

Gjithashtu, ne 2 subjekte te kontrulluara, vazhdoi më tej ai, te cilat cilesohen si punishte qe prodhojne pjese dhe materiale te ndryshme per gomone jane mbyllur e sekuestruar dhe jane cuar per ndjekje penale. Ne nje nga keto punishte jane sekuestruar nje pjese materialesh kryesore qe kane te bejne direkt me prodhimin e gomoneve, si edhe te lendeve te para qe sherbejne per funksionimin e tyre. Desha t'u them qe kjo ndermarrje do te vazhdoje dhe kryeministri dhe te gjitha institucionet qe kane pergjegjesine perkatese per kete aksion jane te bindur qe do te shkojne deri ne fund per te mos lejuar me identifikimin me fenomenin skaf te qyteteve apo te komuniteteve tona. Eshte angazhim i kryeministrit Nano qe deri ne vitin 2003 ta lagoje vendin tone nga lista e vendeve me trafiqe te paligjshme. Edhe sot ne darke aksioni do te vazhdoje. Ne do tju informojme vazhdimisht ne lidhje me rezultatet e tyre.

Pas deklaratës zëdhënësi i Kryeministrit iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Pyetjeve se a shpresoni që ky aksion do të pasohet me aksione të tjera dhe
A ka menduar Qeveria për zëvendësimin zyrtar të Drejtorit të përgjithshëm të Policisë, ju përgjegj:

Ju e dini qe aktualisht, drejtori i komanduar i policise se shtetit z. Pjerin Ndreu, i cili ka shprehur edhe sot, ne takimin e bere ne Vlore, angazhimin e tij per te realizuar qellimet e ketij aksioni. Me pas do te jene strukturat perkatese, siç eshte Këshilli i Ministrave, i cili emeron drejtorin e policise ne momentin perkates dhe te duhur.

Ndërsa pyetjes se përse e mendoni te sukseshëm operacionin përderisa u pezullua Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, i dha këtë përgjigje:

Une permenda qe ky aksion eshte i sukseshem per vete faktin se ne nuk mund te interpretojme dhe ta lidhim aksionin me individe te caktuar. E rendesishme eshte se, pervec qellimit kryesor, aksioni evidentoi faktikisht edhe ato struktura te cilat nuk arriten t'i pergjigjeshin ritmit, sic ishte rasti i Drejtorit te Pergjithshem te Policis edhe ne takimin e sotem eshte bere thirrje qe ata persona per te cilet ka informacion qe kane lidhje me trafikantet nuk duhen te lejohen dhe te perjashtohen nga keto ndermarrje. Duhet t'u them se pjesa me e madhe e forcave, si te mbrojtjes, si te rendit, ashtu edhe te marines, kane qene te pergjegjshem dhe po punojne pa pushim per te siguruar qellimin kryesor.

Për pyetjen se nëse do të ketë ndalime për ata që kanë shkelur ligjin, ai dha këtë shpjegim:

Ndalimi i personave është kompetencë e organeve përkatëse. Ato do të bëhet konform ligjit, jo me fushate bazuar në prova perkatese.

Pyetjes se a ekziston mundëesia e largimit te trafikantrëve jashtë vendit, iu dha kjo përgjigje:

Eshte e natyrshme qe kontrabandistet dhe trafikantet mundohen t'i shpetojne dhe te largohen nepermjet komunikimeve me jashte dhe jashte ujrave terrotiriale shqiptare. Per kete rast kerkohet nderhyrja e forcave italiane ne baze te marreveshjes dhe te forcave greke per te mos lejuar kalimin e tyre dhe per te bere te mundur izolimin sa me shpejt te individeve dhe mjeteve te tyre. Vlen te theksohet se eshte ne frymen e bashkepunimit rajonal per t'i nderprere rrugen trafiqeve te cdo lloji.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›