E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas një sëmundjeje të rëndë vdiq sot në Selanik, në moshën 44-vjeçare shkrimtari, publicisti dhe intelektuali i njohur Teodor Keko, ish-deputet i Parlamentit Shqiptar. Teodor Keko u lind n

Pas një sëmundjeje të rëndë vdiq sot në Selanik, në moshën 44-vjeçare shkrimtari, publicisti dhe intelektuali i njohur Teodor Keko, ish-deputet i Parlamentit Shqiptar.

Teodor Keko u lind në 2 shtator 1958 në Tiranë. Bir i kineastëve të njohur Endri dhe Xhanfize Keko ai u fut shpejt në rrugën e krijimtarisë letrare, duke u shquar si një nga shkrimtarët më të njohur të brezit të vet. Në fund të viteve '80 Teodor Keko kishte krijuar personalitetin e tij letrar dhe intelektual, duke u shquar për shpirtin e tij antikonformist, humorin njerëzor dhe satirën e tij të mprehtë.

Teodor Keko lë pas një numër të madh veprash: romane, poezi, tregime, pamflete të mprehta politike, etj, ndër të cilët më i njohuri mbetet vëllimi me tregime "Lajmëtarja e vdekjeve".

Gazetar i njohur i së përjavshmes kulturore "Drita", anëtar i Këshillit Botues të gazetës së parë opozitare në Shqipëri " Rilindja Demokratike", kryeredaktor i së përditshmes " Koha Jonë" dhe i së përjavshmes " Aks", Teodor Keko është padyshim nga nga penat më të mprehta të publicistikës sonë gjatë dy dekadave të fundit.

Teodor Keko ishte ndër intelektualët e parë që iu bashkua lëvizjes demokratike në Shqipëri. Ai u zgjodh deputet i Partisë Demokratike në dy legjislaturat e para të parlamentit pluralist shqiptar. Më pas Teodor Keko ka shërbyer si këshilltar për kulturën pranë kryeministrave Meta, Majko dhe Nano. Personaliteti i tij i gjerë kulturor dhe publicistik i dha dimension të vecantë edhe veprimtarisë së tij publike dhe politike

Teodor Keko do të kujtohet nga të gjithë ata që e njohën si një mik i mirë, do të kujtohet nga të gjithë ata që e lexuan si një shok i pazëvendësueshëm.

Me humbjen e Teodorit familja ka humbur njeriun e dashur, shokët- mikun e paharruar, kultura shqiptare- shkrimtarin e talentuar, gazetaria jonë- një nga penat e saj më të shquara.

Fatos Nano, Sali Berisha, Ilir Meta, Pandeli Majko, Dritëro Agolli, Ismail Kadare, Besnik Mustafaj, Remzi Lani, Agim Isaku, Gramoz Pashko, FrrokÇupi, Genc Ruli, Edi Rama, Preç Zogaj, Ben Blushi, Bardhyl Minxhozi, Ilirian Zhupa, etj.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›