Sot, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Ylli Manjani, zhvilloi një takim pune me të gjithë Sekretarët e Përgjithshëm të Dikastereve. Qëllimi i këtij takimi ishte njohj
Sot, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Ylli Manjani, zhvilloi një takim pune me të gjithë Sekretarët e Përgjithshëm të Dikastereve.
Qëllimi i këtij takimi ishte njohja institucionale dhe diskutimi i problemeve aktuale. Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Ylli Manjani kërkoi nga Sekretarët e Përgjithshëm të dikastereve një konceptim ndryshe nga deri më sot të detyrës, duke e vleresuar poziten e tyre si memorie institucionale e dikasterit.
Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, ne fjalën e tij u përqëndrua në 3 aspekte kryesore ku duhet të përqëndrohet veprimtaria e Sekretarëve të Përgjithshëm të dikastetrve: Në përmirësimin rrenjësor të punes sidomos në koordinimin horizontal, me qëllim që problemet që dalin të zgjidhen që në hallkat e para; në përgatitjen profesionale e menaxheriale, veçanerisht në ngritjen e nivelit profesional të administratës publike për t'iu përgjigjur në maksimum detyrave; si dhe në mundësinë e krijimit të Mbledhjes së Sekretarëve si Institucion.
Më poshtë, zoti Manjani u ndal në çështjen forcimit të disiplinës në punë të administratës publike, të zbatimit të orarit, të rregullave mbi paraqitjen në punë, angazhimin serioz në zbatimin me rigorozitet të të drejtave dhe detyrave të nëpunësve të administratës publike.
Sekretarët e Përgjithshëm të dikastereve në diskutime ngritën disa shqetësime të cilat kanë të bëjnë me konsolidimin e pozicionit, me njohjen e zbatimin e ligjit për Statusin e Nëpunësit Civil si dhe probleme të tjera që dalin gjatë zbatimit të kompetencave.
Në takim u vendos që javën e ardhshme të zhvillohet një mbledhje tjetër me Sekretarët e Përgjithshëm me prezencën edhe të drejtuesve të Administratës Publike, ku do të diskutohet mbi problemet që dalin lidhur me kompetencat dhe do të bëhen sugjerime për aspektet të ndryshme në zbatimin e Ligjit për Administratën Civile.