E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mosfunksionimi i pompave, vërshojnë në sipërfaqe ujërat e zeza

15/12/2008  Në alarm banorët dhe bizneset

Bllokimi i përkohshëm i pompave në dy stacione të tilla në Plahzin e Durrësit ka xjerrë në sipërfaqe ujërat e zeza duke ndotur rrugicat në lagjet turistike, oborret dhe mjediset e tjera. Në Plazh janë dy stacione të vogla pompimi. Ata kanë nga dy pompa të fuqishme që shërbejnë për të shtyrë ujin drejt kolektorit dhe mosfunksionimi i tyre e vendos zonën në një pozitë shumë të vështirë. Në vendi ne quajtur Apolonia, tek Rrota e Kuqe pompa është bllokuar për më shumë se 3 orë dhe fekalet kanë devijuar nga kanali në sipërfaqe duke ndotur rrugët, oborret e shtëpive, verandat e lokaleve dhe lulishtet. Të dy stacionet janë ndërtuar në vitet 1975 dhe 1978 për të mbajtur në gjendje normale dy kolektorët. Njëri prej tyre shkarkon në kanalin e madh ujëra të bardha dhe ujëra të zeza që nga Plepat dhe tjetri përshkon thuajse mes për mes zonën e populluar nga Hekurudha deri tek Ura e Dajlanit. Ky i fundit ka paraqitur në mënyrë të përsëritur probleme nga kanali I cili bllokohet nga mbetje inerte dhe ato shkojnë në stacion doke sjellë bllokimin edhe të pompave. Pas defektit të ndodhur është bërë edhe zhbllokimi i situtatës duke liruar kolektorin. Tek Peshku i Freskët uji ka depërtuar brenda në banesat familjare katet e para të të cilëve janë ndotur. Banorët kanë thënë se një gjendje e tillë e shpërthimit në sipërfaqe të ujërave të zeza ndodh rrallë pasi pompat mbahen në gjendje të mirë punë dhe se është treguar kujdes për të furnizuar pompat me energji elektrike. Megjithatë kjo nuk ka mundur t’i japë kësaj zonë turistike zgjidhjen përfundimtare pasi nuk ka një rrjet të kanalizimit të ujërave të zeza, çështje e diskutuar shumë herë dhe gjatë si në bashkinë e Durrësit edhe në ndërmarrjen e ujësjellës-kanalizimeve sh.a.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›