E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ulet emigracioni, rritet migrimi në Fier

15/12/2008  Hapet punësimi sezonal

Largimi i të rinjve drejt emigracionit për një jetë më të mirë është një fenomen në rënie vitin e fundit në Fier. Ndërgjegjësimi i të rinjve për shfrytëzimin që u bëhet në emigracion, mungesa e dokumentacionit dhe hapja e vendeve të reja në punës në sektorë privat, ka bërë që një pjesë e të rinjve ti thonë “stop” emigracionit dhe të punojnë në sektorë të ndryshëm privat. Migrimi nga një qytet në tjetrin është bërë një veprim normal. Vetëm gjatë sezonit të vjeljes së ullirit në zonën e Mallakastres janë punësuar shumë të rinj nga vende të ndryshme dhe qytete fqinje me Ballshin. “Në sektorin e ullirit, vijnë edhe të rinj nga Tirana-thotë një fermer, Tetem Hoxhaj nga fshati Hekal, sepse aty nuk ka punë”. Për të shkuar në Greqi nuk ia vlen më sepse atje merr 10-15 mijë lek të reja, Fermerët janë të kënaqur me punësimin e tyre në sektorë privat, madje edhe punëtorët sezonalë janë të kënaqur sepse pothuajse çdo ditë gjejnë punë, duke shkuar sa në një vend në tjetrin. Punëtorët sezonalë shprehen se gjatë verës mbledhin misër, ndërsa në dimër mbledhin dhe shesin çaj. Punësimi ekonomik në sektorët privat dhe politikat për hapjen e vendeve të reja të punës, do të krijojnë mundësinë që krahu i punës të mos shitej në vendet fqinje, por të shfrytëzohen për qëllime ekonomike në familje dhe në të gjithë vendin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›