E Diel, 1 Nëntor 2026

Maskat rrahin dhe grabisin punëtorin e karburantit

08/04/2005  POGRADEC - Rrihet punëtori i një karburanti dhe grabitet arka me lekë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm te karburant “Kapurani” në qytetin e Pogradecit. Sipas burimeve policore bëhet e ditur se Ernest Roco ishte duke bërë turnin e natës në këtë karburant, kur persona ende të paidentifikuar, të maskuar dhe me bidona nëpër duar, kanë goditur me mjete të forta 24-vjeçarin, duke e shtrirë atë përtokë. Nga veprimet paraprake hetimore, ka rezultuar se menjëherë pas kryerjes së këtij veprimi autorët kanë vjedhur edhe 15000 lekë të reja dhe janë larguar në drejtim të paditur. I dëmtuari pas marrjes së ndihmës së parë në spitalin civil të qytetit të Pogradecit, aktualisht ndodhet në banesën e tij pa pasoja për shëndetin e tij. Nga ana e policisë po punohet intensivisht për kapjen e autorëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›