E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbërrijnë në shtëpi policët, nuk prononcohen për media

Dy policët kosovarë më në fund kanë mbërritur në familjet e tyre edhe pse në Kosovë ishin stacionuar rreth orës 13:00. Përgjatë katër orëve ata janë marrë në pyetje nga KFOR-i dhe policia e EULEX-it për rrethanat e arrestimit të tyre, ndërsa më pas janë dërguar edhe në vengjarje.
 

Me të arritur në shtëpitë e tyre, ata janë pritur nga familjarët ndërsa nuk kanë pranuar të flasin për mediat. E gjitha cfarë është thënë nga njëri prej policëve është se "vendi i fotografimit të tyre nuk është i njëjti me atë të arrestimit".
 

Së shpejti, KFOR-i pritet të dalë me një qëndrim për rrethanat dhe vendin e saktë të arrestimit, në territorin kosovar apo atë serb.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›