Jacobson: Situata në veri të Kosovës, e tensionuar
Ambasadorja e ardhshme amerikane në Prishtinë Tracey Ann Jacobson ka paralajmëruar se situata mbetet e tensionuar në veri të Kosovës, ndërsa një zgjidhje për problemin atje do të duhej të respektonte sovranitetin e Kosovës, por edhe të merrte parasysh qëndrimet e qytetarëve në veri.
Në fjalën e saj para Komitetit të Senatit për Politikë të Jashtme, ambasadorja Jacobson ka deklaruar se zgjidhja e situatës në veri të Kosovës dhe normalizimit të marrëdhënieve kërkon një “modus Vivendi” (shprehje latine per mosmarrveshjet politike), të qëndrueshëm që respekton sovranitetin e Kosovës, i merr parasysh qëndrimet e qytetarëve në veri, dhe i lejon edhe Kosovës edhe Serbisë të vazhdojnë rrugët e tyre euroatlantike.
Ajo ka theksuar gjithashtu se marrëdhëniet e Kosovës me fqinjët e saj, posaçërisht me Serbinë, janë kyç për stabilitetin rajonal dhe integrimin.
Zonja Tracey Ann Jacobson e cila u konfirmua si ambasadore e SHBA-së në Kosovës nga Senati, të enjten e kaluar ka theksuar se përkushtimi për sovranitetin e Kosovës, integriteti territorial i saj, pavarësia, si dhe integrimi i vendit në institucionet rajonale dhe ndërkombëtare, do të jenë parimet udhëheqëse të punës së saj në Kosovë.