Vendet e Quintit kundër zgjedhjeve serbe në Kosovë

Vendet e Quint-it (SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia) pritet të dalin këto ditë me një deklaratë të përbashkët kundër mbajtjes së zgjedhjeve lokale serbe në Kosovë.
Lajmin e ka konfirmuar për “Epokën e Re”, një burim ndërkombëtar i afërt me njërin nga shtetet e Quintit. Sipas këtij burimi, të pesë vendet e Quintit do t`u bëjnë thirrje institucioneve të Serbisë të heqin dotë nga vendimi i tyre për mbajtjen e zgjedhjeve lokale edhe në Kosovë.
Ky burim ndërkombëtar ka deklaruar se Serbia duhet që me bashkësinë ndërkombëtare të arrijë deri te plani i pranueshëm për qeverinë e Kosovës, nëpërmjet të cilit serbët e Kosovës që kanë shtetësi të dyfishtë të kenë mundësi të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të Serbisë.