E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmi në SHBA, Hoxhaj ngushëllon popullin amerikan

Ministri i Jashtë i Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka dërguar një telegram ngushëllimi sekretares Amerikane të Shtetit, Hillari Klinton, pas atentatit kriminal që ka ndodhur në Universitetin e Oikos në Oakland të Kalifornisë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Në emër të qytetarëve dhe institucioneve shpreh shqetësimin dhe pikëllimin e madh për këtë akt kriminal”, thuhet në telegram.

Ministri Hoxhaj  ka shprehur solidaritetin e plotë të qytetarëve të Kosovës me popullin e SHBA-ve në këto momente të vështira, duke shprehur shpresën që ngjarje të tilla të mos përsëriten kurrë më në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në mbarë botën.

“Populli dhe Qeveria e Republikës së Kosovës po bashkëndjen në çdo moment dhembjen dhe pikëllimin me familjet të cilat kanë humbur të dashurit e tyre, duke iu bashkuar lutjeve me popullin amerikan që të plagosurit të shërohen sa më shpejt”, thuhet në telegram.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›