E Diel, 1 Nëntor 2026

Policët u rrëmbyen 130 metra brenda territorit të Kosovës

Para mbërritjes në fshatin Pantinë, dy policët e liruar, të hënën në orët e paradites me vendim të një gjykate të Serbisë, janë marrë në pyetje për disa orë në Stacionin policor në Lluzhan të Podujevës.

Sipas burimeve, ata kanë rrëfyer versionin e tyre të rrëmbimit, 130 metra brenda territorit të Kosovës. Në atë bisedë atyre u është kërkuar që të mos flasin asgjë me media për ngjarjen thekson “Koha Ditore”.
 

“Rrëmbimi ka ndodhur 130 metra brenda territorit të Kosovës. Policët serbë kanë rrethuar zonën. Sapo ata kanë dalë për të hequr pengesat në rrugë, 13 policë serb kanë ndërhyrë dhe i kanë arrestuar”, ka thënë një koleg i policëve të rrëmbyer në kushte anonimiteti.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›