Kosovë, serbët pengojnë lëvizjen e EULEX-it

Rruga Zubin Potok-Zveçan, në Jagnjenicë, është bllokuar dje nga ushtarët e KFOR-it për më shumë se një orë, pasi serbët kishin penguar lëvizjen e automjeteve të EULEX-it, raporton Blic.
Thuhet se serbët kishin penguar kalimin e automjeteve të EULEX-it, të cilat më pas ishin kthyer në drejtim të pjesës jugore të Mitrovicës. Serbët lokalë qe një kohë të gjatë ndalojnë automjetet e EULEX-it duke kufizuar në këtë mënyrë lëvizjen e lirë të pjesëtarëve të misionit evropian.
Sipas pohimeve të serbëve, EULEX-it i lejohet vetëm një herë në ditë të kalojë nëpër këto rrugë për të arritur në veri, por jo më shumë, gjë kishte ndodhur edhe të hënën dhe prandaj janë penguar të kalojnë.