Turqia dërgon ndihma ushqimore për zonat e përmbytura
Ministria e Brendshme bëri të ditur se kanë ardhur në vendin tonë 7, 2 tonë ushqime nga Gjysmëhëna e Kuqe për banorët e zonave të përmbytura, ndërkohë që kanë ardhur edhe medikamente dhe pajisje të ndryshme mjekësore. Vlera e ushqimeve dhe medikamenteve të ardhura për ndihmë nga Gjysmëhëna e Kuqe llogaritet në 13 672 dollarë.Me të njëjtin avion nga Turqia erdhën si ndihmë për strukturat e emergjencës edhe 20 elektropompa.