E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prizreni dërgon mbi 50 mijë euro ndihma në Shkodër

Kontigjenti i ndihmave përbëhet kryesisht nga produktet ushqimore dhe higjeno-sanitare, veshmbathjet, mbulesat dhe tendat.Aksioni "Vëllazëria nuk njeh kufij" nisi fundjavën e kaluar në bashkëpunim me Dhomën rajonale ekonomike dhe qytetarët, me komunitetin fetar, përfshirë Bashkësinë Islame dhe Kishën Katolike në Prizren. Komuna e Prizrenit fillimisht vendosi të japë një ndihmë prej 15 000 eurosh."Kjo është një ndihmesë simbolike për vëllezërit tanë", deklaroi kryetari i komunës, Ramadan Muja, i cili përkujtoi kohën e luftës kur e gjithë Shqipëria hapi dyert dhe zemrat për të pritur prizrenasit dhe të gjithë kosovarët e dëbuar.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›