Mbërrijnë nga Turqia, ushqime dhe medikamente me vlerë 14 mijë euro
Tiranë, 13 Janar NOA - Në aeroportin e
Rinasit, mbërritën sot në mesditë nga Turqia disa ndihma për banorët e zonave
të prekura nga përmbytja në Qarkun e Shkodrës, bëjnë të ditur për agjencinë NOA,
burime nga Komiteti Ndërministror. Konkretisht mbërritën 7, 2 tonë ushqime nga
Gjysmëhëna e Kuqe, por mbërritën gjithashtu edhe medikamente dhe pajisje të ndryshme mjekësore.
Vlera e ushqimeve dhe medikamenteve të ardhura
për ndihmë nga Gjysmëhëna e Kuqe llogaritet në 13 672 dollarë.
Me të njëjtin avion nga Turqia erdhën si
ndihmë për strukturat e emergjencës edhe
20 elektropompa.
e.r/NOA