Fondacioni i gruas së kryeministrit jep 10 mijë euro për Shkodrën

Tiranë, 14 Janar NOA - Fondacioni Fëmijët
Shqiptarë, me Presidente Liri Berishën, gruan e kryeministrit, kontribuon me
vlerën prej 10 mijë eurosh, në ndihmë të emergjencës humanitare që është
krijuar në zonën veriore të vendit.
Burime zyrtare nga ky fondacion, i thanë sot
agjencisë NOA se shuma orej dhjetë mijë eurosh, është derdhur në llogaritë e
hapura nga Qeveria Shqiptare për tu ardhur në ndihmë fëmijëve dhe
familjeve të prekura nga përmbytjet.
Fondacioni tha se e ndërmori këtë hap, duke vlerësuar
me shqetësim situatën e vështirë të krijuar prej kushteve të pazakonta
klimaterike në zonat e qarkut të Shkodrës dhe atij të Lezhës, me
qëllim përballimin e kësaj situate emergjente.
Gjithashtu Fondacioni Fëmijët Shqiptarë është angazhuar
gjatë këtyre ditëve duke vazhduar dhe në vijim për organizimin e aktiviteteve
sensibilizuese për mbledhje fondesh të ndryshme në ndihme të familjeve
pasi vlerëson se nevojat e tyre janë të shumta dhe emergjente.
Fondacioni thotë ka vendosur ti qëndrojë
pranë këtyre banoreve nga kjo katastrofë natyrore, me shpresën që kjo
të lehtësojë sadopak dhembjet e tyre.
Më shumë se asnjëherë sot është nevoja që të
jemi bashkë për ta përballuar me sukses këtë situatë të pazakontë për
të gjithë shoqërinë tonë, - vlerëson Liri Berisha, presidente e këtij
fondacioni.
r.b/NOA