E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nisen ndihmat e qeverisë së Romës, do të shpërndahen në zonat e përmbytjes

Bari, 13 Janar NOA Mbrëmjen e sotme, është
nisur për në Portin e Durrësit një kolonë me ndihma humanitare të dhuruara për Qeverinë
shqiptare nga Kooperacioni italian pranë Ministrisë së Jashtme Italiane, konfirmojnë
për agjencinë NOA, burime zyrtare nga Ambasada e Italisë në Tiranë.

Mbërritja e kolonës në Durrës parashikohet për
nesër në mëngjes e enjte, në orën 07.00 me anijen Athens dhe më pas do të
vazhdoje rrugën për në aeroportin e Gjadrit ku do të bëhet edhe dorëzimi.

Më shumë se 40 tonë materiale do ti dorëzohen
Autoriteteve shqiptare nga Autoritetet italiane, mes të cilave 15 gjeneratorë të
rrymës elektrike, 4000 batanije, 6 barka, pompa për ujin, çadra dhe ushqime.

Këto materiale do të shpërndahen po nesër,
sipas udhëzimeve të Mbrojtjes Civile shqiptare, që thotë se po punon në
koordinim të ngushtë me Mbrojtjen Civile italiane e pranishme në Shqipëri, nga
dy helikopterë transporti, të vënë në dispozicion që ditën e diel, 10 janar nga
Qeveria italiane.

e.n/NOA

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›