E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbërrin frigoriferi që fal hapësira, ju kursen kohën e punëve të shtëpisë

Tiranë, 31 gusht, NOA Po humbni shumë kohë me punët e shtëpisë? Pajisjet Zanussi ju vijnë në ndihmë, pasi kanë si qëllim një jetë pa mundim, e kjo pasi shumica e njerëzve kanë gjëra më të mira për të bërë sesa të harxhojnë kohën e tyre për të blerë ushqime, të shkrijnë frigoriferin apo të pastrojnë furrën.

Këtë radhë, Zanussi ofron një frigorifer të shkëlqyer, i cili ndryshe nga të tjerët, zotëron hapësira të tilla që lejojnë një përdorim më optimal në vendosjen e gjërave.

Spazio +: është një frigorifer i cili ka një hapësirë ngrirje standarde prej 60 centimetrash, por e dizenjuar në mënyrë të tillë që të ketë një. Kjo e fundit ndihmon për të minimizuar udhëtimet tek tregu, ose për të ruajtur për një kohë me të gjatë produktet e blera me ofertë.

Sekreti qëndron tek mënyra e të ideuarit, i cili shton kapacitetin ruajtës prej 15% dhe në të njëjtën kohë lehtëson përdorimin e saj.

Këto përfshijnë një sirtar perimesh më të madh me një ndarje të brendshme për të mbajtur frutat dhe perimet të freskëta në mënyrën më të mirë, sirtare më të mëdhenj ngrirjeje për të ruajtur më mirë ushqimet e paketuara ose të mëdhaja, rafte që rregullohen sipas nevojave, si edhe një hapësirë me kapacitet 5 shishe, si edhe vend për picat.

"Ne kemi zbuluar se njerëzit duan më shumë hapësirë brenda pajisjeve të tyre pa marrë më shumë hapësirë në kuzhinë," thotë përfaqësuesi zyrtar, në Zanussi.

"Njerëzit duan të argëtohen në vend që të bëjnë pazar për ushqime dhe për këtë arsye duan që të përfitojnë nga oferta të ndryshme. Pra, një frigorifer i projektuar për të mbajtur më shumë ushqim është një zgjidhje e përshtatshme për familjet dhe çiftet që duan të gëzojnë jetën", shton ai.

Mirëmbajtje pa dhimbje koke

Një seri ngrirësesh pa akull. Një frigorifer që shkrin veten liron njerëzit nga një punë e pakëndshme periodike. Nuk ka më shqetësime se ku do vendosen gjërat gjatë shkrirjes, nuk ka pritje dhe nuk ka nevojë që të pastrojmë pas derdhjes së ujit.

Lehtë për të pastruar

Me prekjen e një butoni, furra Pyrolitic nxehet në 500 C dhe i kthen të gjitha mbetjet ushqimore në hi, të cilat ju vetëm i fshini më vonë. Nuk ka nevojë për produkte pastrimi, pasi furra Pyrolytic bën gjithë punën e madhe. Ju mund të përdorni edhe funksionin e vonuar të pastrimit, e cila fillon punë ndërsa ju flini. Kontrollet e thjeshta me kontakt dixhital janë ideuar për të lehtësuar përdorimin dhe gjithashtu kjo sobë ju lajmëron kur vjen koha për të pastruar.

Secili prej aparaturave është projektuar dhe ndërtuar për të qenë intuitivë dhe vetë-shpjegues. Nuk ka nevojë për të lexuar manuale ose të jemi teknikë.

Zanussi, përqendrohet në sjelljen e risive

Zanussi është pjesë e grupit të Electrolux, një udhëheqës global në pajisjet shtëpiake dhe pajisje për përdorim profesional, duke shitur më shumë se 40 milionë produkte për konsumatorët në 150 vende të botës çdo vit.

Kompania përqendrohet në sjelljen e risive të cilat janë projektuar me kujdes, bazuar në kërkim të gjerë ndaj konsumatorit, për të përmbushur nevojat reale të konsumatorëve dhe profesionistëve.

Konkretisht, Zanussi është fokusuar në zhvillimin e pajisjeve të lehta për tu përdorur, të cilat u lejojnë njerëzve që të kalojnë më shumë kohë duke u argëtuar dhe më pak kohë duke bërë punët e shtëpisë.

Të gjitha pajisjet janë të ideuara për përdorim të lehtë që ndihmon amvisat të mos humbin kohën e tyre të vyer.

Produktet Electrolux përfshijnë frigoriferë, larëse pjatash, lavatriçe, fshirëset me korent dhe soba gatimi të markave të ndryshme si Electrolux, AEG-Electrolux, Zanussi, Eureka dhe Frigidaire.

NOA

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›