Prifti: Jo më sulme politike koncesioneve, po largohen bankat dhe investitorët

Tiranë, 31 Gusht, NOA Asnjë nga koncesionet e vitit para 2005 nuk është sulmuar nga Partia Demokratike kur ka ardhur në shtet dhe i bëj një thirrje Partisë Socialiste miqësore dhe patriotike që të mos ta sulmojë biznesin pa shkak.
Kjo ka qenë thirrja publike që ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, i ka drejtuar selisë rozë, për të ndalur sulmet e ditëve të fundit që ka ndërmarrë ndaj dia koncesioneve të dhëna në fushën e hidrocentraleve, duke përfshirë emrat e ministres Majlinda Bregu dhe deputetes demokrate, Albana Vokshi.
Koncesionarët janë të shqetësuar se po u tërhiqen bankat që do të jepnin ndihmë për investime, tha Prifti.
Duke treguar shqetësimin se kjo bën që investitorët të tërhiqen dhe kjo është e kuptueshme se akuzat po krijojnë pasiguri tek ta.
Në 10 vitet e fundit janë dhënë mbi 200 koncesione. Janë respektuar koncesionarët, pavarësisht se ata kanë patur lidhje me pushtetin, tha ai.
n.e/NOA