E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në QKUK, 12 të prekur me AH1N1

Nga Express më 04 shkurt 2011 në ora 17:06

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) aktualisht janë të hospitalizuar 21 persona, prej tyre 12 të konfirmuar me virusin AH1N1, mirëpo gjendja e tyre shëndetësore është e mirë.

Drejtori i Klinikës Infektive, Shemsedin Dreshaj bëri të ditur për Kosovapress se gjatë natës së mbrëmshme janë pranuar pesë raste të reja të dyshuara.

“Në Klinikën Infektive gjendja është stabile, gjatë natës së mbrëmshme janë bërë pesë pranime të pacientëve si të dyshuar, mirëpo gjendja e tyre është e mirë. Janë 21 pacientë të hospitalizuar, ku prej tyre 12 janë të konfirmuar me virusin AH1N1, ndërsa edhe 9 të tjerë presin konfirmimin”, ka thënë ai.

Në këtë rast, Dreshaj ka përsëritur edhe njëherë se qytetarët nuk duhet të kenë panik për shkak se të gjitha segmentet e shëndetësisë në nivelin e Kosovës janë të furnizuara mirë me terapinë simptomatike dhe etiologjike për trajtimin e pacientëve me gjendje gripoze.

Të martën në Klinikën Infektive të QKUK-së, kanë vdekur dy persona, një femër 42-vjeçare e infektuar nga gripi pandemik AH1N1 dhe një 75 vjeçar i prekur nga gripi sezonal.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›