E Diel, 1 Nëntor 2026

Mberrin ne France "Porfida, nje ballo ne Versaje"

"Porfida, nje ballo ne Versaje" romani i shkrimtares Mira Meksi botohet ne France nga nje prej shtepive botuese me eminente atje "Editions Baudelaire". I botuar ne versionin shqip nga "Ideart", romani i shkrimtares shqiptare ka zgjuar interes nga shtepia botuese franceze e cila ka matur edhe suksesin qe ky roman ka pasur ne shtepi. Nje kendveshtrim i ndryshem i kohes se diktatures ku ka drite jeshile ne fund te tunelit nuk ka qene pa peshe ne motivimet e botimit te ketij romani.

Romani eshte perkthyer ne frengjisht nga Alketa Spahiu por qe i pare teresisht nga autorja, ka vleren autentike te origjinalit shqip. Botuesi i "Ideart" Arian Leka na rrefen se si u arrit deri ne kete projekt kaq ambicioz ne botimin e plote te "Porfides" nga nje prej shtepive botuese me prestigjioze ne France ku minimalisht botohen rreth 5 mije tituj ne muaj.

"Eshte nga edicionet e suksesshme franceze, te shtepise botuese Baudelaire me qendren ne Lion, e cila ka botuar librin 'Porfida' te autores sone Mira Meksi, i cili nuk eshte nje surprize per ne, pasi dhe ne Shqiperi ka njohur suksesin maksimal. Ka njohur botime, ka njohur ribotime, ka njohur tekste, ka hapur polemika, ka ngjallur polemika mbi ate se si autorja e sheh boten shqiptare, mbi ate qe bota shqiptare i ofron botes se huaj, lexuesit te huaj", rrefen Arian Leka, botues i Ideart.

Romani i cili ka njohur botime dhe ribotime por edhe polemika ne shtypin shqiptar sjell nje Shqiperi totalitare, te mbyllur ne vetvete, e cila ngjan si nje cmendine; nderkohe qe cmendina e vertete qe mban brenda elementet me te rrezikshem per stabilitetin politik te vendit,kthehet ne nje paradhome te cuditshme qe pergatit rinine e botes se lire, ne hulline e nje parfumi.

Mira Meksi pershkruan ne sfond historik absurditetin e diktatures dhe qendresen ndaj cdo lloj tjetersimi, ne saje te kultures dhe pervetesimit te shkrimeve kabalistike.

Me 1995, Mira Meksi ka fituar cmimin e Radio France International mbi tregimin e pabotuar ne kuadrin e Frankofonise me tregimin "Gersheret", si edhe cmimin e festivalit te Saint Quentin (Sen Kentinit). Me 1998 merr pjese ne aktivitetin e organizuar ne France, "Bukuroshet e Huaja", kushtuar letersise shqiptare te kohes, si shkrimtare perfaqesuese; Me 1996 botohet ne France antologjia e tregimit te shkurter "Filli i Arianes", ku perfshihet edhe krijimtaria e Mira Meksit. Nderkaq perkthyesja Alketa Spahiu mban titullin doktor i universitetit Paris- Sorbone ne letersi te krahasuar dhe si studiuese dhe kritike e krijimtarise se Ismail Kadarese merr pjese ne konferenca shkencore nderkombetare. Libri i saj studimor, "Kadaré: Stil dhe strukture ose Epika ne stil", del se shpejti ne Paris.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›