Trishtimi i Pollatit dhe shastisja e shqiptareve
Shkelzen Halimi
Te mohosh vlerat shpirterore autoktone dhe te pranosh me lehtesi fantastike vlerat e huaja, do te thote vullnetarisht te heqesh dore nga identiteti kombetar. Kjo, po keshtu do te thote se jane ndezur aparatet e alarmit dhe se duhet shpejtuar per te intervenuar. Por, c'fajde nga e gjithe kjo, kur te verbrit e shurdhmemecet as i shohin e as i degjojne sinjalet e zeshme.
Nuk ka gjasa, as teorike, qe ndonje personaliteti nga jeta politike e kulturore e hapesirave shqiptare, t'i ndodhe nje pritje madheshtore, ashtu sic i ndodhi "heroit" te ri te shqiptareve, perkatesisht aktorit turk (dhe shokeve te tij), Nexhati Shashmaz, i njohur si Pollat Alemndar nga seriali "Lugina e ujqve". Thjesht, heroi i shqiptareve te Maqedonise, Pollati, ishte trishtuar (se pse do te tregojme me poshte) nga pritja ekzaltuese qe ia bene pikerisht shqiptaret me te arritur ne Shkup. Cili lider shqiptar ne Maqedoni mund te krenohet se ne qender te Tetoves ka tubuar me shume shqiptare se sa Pollati?
Natyrisht, qe te mos keqkuptohemi, qe ne fillim do te themi se aktori turk dhe shoket e tij, absolutisht nuk jane fajtore per shastisjen e shqiptareve ketu ne Maqedoni. Ai aspak nuk ka faj qe tashme eshte bere mit i shqiptareve, qe femijet e lagjeve tone e imitojne ate dhe shoket e tij nga filmi, duke luajtur me pistoleta plastike, ai aspak nuk ka faj pse serialet e filmit "Lugina e ujqve" qe moti kane thyer rekordet e shikueshmerise. Nuk do te mbaje as cfare pergjegjesie nese neser femijet e porsalindur do te emerohen me emrin Pollat.
Do theksuar se para Pollatit rekordin e mbante Kasandra, nje serial latino-amerikan qe shqiptaret e kishin pare vite me pare. Me te vjeterve do t'u kujtohet se kur erdhi Kasandra ne Shkup, ne stadiumin e qytetit kishin shkuar vetem shqiptare e rom per ta pare Kasandren per se afermi.
Ne Shkup e Tetove shpesh kane qendruar Ndricim Xhepa, Luiza Xhuvani, Enver Petrovci, Bujar Lako e aktori tjere shqiptare qe edhe sot vazhdojne te shkelqejne me paraqitjet e tyre ne filma e skena teatrale. Ka qene edhe i madhi Ismail Kadare, edhe e famshmja Inva Mula, por nje pritje e ketille asnjehere nuk u ka ndodhur. Te gjitha keta artiste te shquar te kombit tone kane kaluar permes Bit Pazarit e Carshise se Vjeter te Shkupit pa u verejtur fare. Madje, edhe mediumet nuk u kane kushtuan rendesine e duhur.
Te premten qe e lame pas, pra ne te njejten dite kur shqiptaret ne Maqedoni perjetuan katarzen per shkak te ardhjes nga Stambolli te heroit-mitit te tyre, ne Teatrin Shqiptar te Shkupit u dha premiera e drames "Gjenerali i ushtrise se vdekur", veper e kjo e dramatizuar sipas romanit me te njejtin titull te Ismail Kadarese. Po mos te ishin ftesat qe iu bene miqve nga Prishtina e Tirana, natyrisht, sic ndodh zakonisht, edhe te afermve te aktoreve e miqve te tyre, premiera gjithsesi do te kalonte me pak publik. Por, e them me zemer te thyer, se pas kesaj premiere, ne shfaqjen e pare ndoshta do te mbushet gjysma e salles (nja 150 veta), nderkaq per daljen e dyte askush nuk mund te garantoje se do te kete publik. Pra, edhe kjo shfaqje do te harrohet, sic jane harruar edhe shume e shume shfaqje te mira, qe s'kane pasur fat te shfaqet se paku pese here. Merreni me mend se cfare do te ndodhte me kete teater sikur ne vetem nje shfaqje te paraqitej Pollati. Do to ndodhte hataja, do te duhej te intervenonin njesite speciale te policise per ta mbajtur qete radhen e gjate te shqiptareve per te blere nje bilete.
Sikur vetem nje per qind e atyre shqiptareve qe u cuan peshe per ta pritur mysafirin nga Stambolli te dilnin e te protestonin bashke me prinderit e nxenesve te "Pance Karagjozovit" sot me siguri do te kishim nje situate tjeter, sikur vetem nje per qind e atyre shqiptareve qe dolen per ta pare nga afer heroin-mitin e tyre te ngrinin zerin per Institutin e Trashegimise Kulturore te Shqiptareve, sot ky Institut gjithsesi do te funksiononte normalisht, sikur vetem nje per qind e atyre qe u ekzaltuan me heroin e serialit "Lugina e ujqve" te ngrinin zerin per problemet e shumta qe po i ndodhin shoqerise shqiptare ketu ne Maqedoni, per moslejimin e shqiptareve te shfrytezojne pishinat, per Burmali Xhamine, per Shtepine e Nenes Tereze, per gjuhen, per natalitetin etj. ne sot do te kishim nje pozite shume te avancuar, e mos te themi se do te ishim populli me i lumtur sikur vetem nje per qind e gjithe asaj masa te "lumturuar" te lexonte se paku nje faqe te ndonje vepre te Kadarese apo te shikonte ndonje shfaqje ne Teatrin Shqiptar te Shkupit, te Tetoves apo te ndonje qyteti tjeter shqiptare. Pastaj do te dalin gojekeqijte dhe do te thone: fajin e kane partite politike. Bile-bile, ne kete muaj te Bekuar te Ramazanit, jane hutuar edhe imamet e xhamive, te cilet ne mbremjet kur jepet seriali per Pollatin, namazi i teravise falet vetem me ata qe jane me te devotshem, nderkaq te tjeret mungojne, se nuk lejojne t'u ike heroi i tyre.
Po pse ishte trishtuar Pollati nga ajo pritje? Nexhati Shashmaz, i njohur me rolin e Pollat Alemndarit, sic edhe mundem te konkludojme nga prononcimet e tij, ishte nje njeri modest, i qete, inteligjent, por edhe fetar. Dhe, njerit nga organizatoreve te ardhjes se tij me shoke ne Maqedoni, pas konstatimit se ai me ishte shnderruar ne mit, perafersisht do t'i thote se kjo qe po ndodh nuk eshte mire, se edhe feja islame nuk lejon krijimin e miteve...Ja pra, ky ishte trishtimi i Pollatit te pafajshem, qe do t'ia shkaktojne shqiptaret gjithandej ku ai shkoi e qendroi.
Duhet ta pranojme se jemi popull i cuditshem dhe i vecante. Shume shpejte krijojme mite nga te huajt, shume shpejt e huaja na behet vlere e pandashme e shpirtit tone, kurse ajo qe eshte e jona me rrenje e trung, e perjeton fatin e mohimit. Sinjalet e krize se identitetit ka kohe qe po japin alarmin. Dhe, a i degjon kush...