E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbërrin nga Oz, Rrëfim për dashurinë dhe errësirën

Tiranë, 24 Janar NOA - I vetmi shkrimtar në
botë pretendent për dy çmime Nobel, për Letërsi dhe Paqe, Amos Oz flet sërish
shqip me veprën e tij monumentale Rrëfim për dashurinë dhe errësirën.

Këto ditë doli në treg një nga veprat më të
rëndësishme të autorit izraelit Amos Oz, të titulluar Rrëfim për dashurinë dhe
errësirën, përkthyer nga Etleva Pushi dhe Sokol Bega.

Kjo vepër vjen pas botimit në shqip të romanit
Të njohësh një grua, libër që u prit me shumë interes nga lexuesi shqiptar.

Amos Oz botohet ekskluzivisht nga Skanderbeg
books në gjuhën shqipe dhe pas kësaj vepre ky autor do të prezantohet me
romanin Mikaeli im dhe vepra të tjera në vazhdim. Rrëfim për dashurinë dhe
errësirën, një libër voluminoz me 656 faqe, i botuar në 41 gjuhë të botës,
është cilësuar nga kritika si një ndër librat më të rrallë autobiografikë të
shkruar ndonjëherë.

Dy
fjalë për veprën

Rrëfim për dashurinë dhe errësirën është një
sagë familjare dhe një nga librat autobiografikë më të bukur të shkruar
ndonjëherë në historinë e letërsisë.

Është historia e një fëmije që rritet në një
qytet të ndarë nga lufta, siç Jerusalemi i mesit të shekullit të kaluar, në një
apartament të ngushtë, i mbytur përreth tij nga librat në gati dymbëdhjetë
gjuhë dhe moria e po aq gjuhëve të folura nga njerëzit përreth tij, gjyshërit,
prindërit dhe të afërmit.

Është historia e një adoleshenti, jeta e të
cilit ndryshoi pas vetëvrasjes së të ëmës kur ai ishte një fëmijë
dymbëdhjetëvjeçar.

Është historia e një burri, i cili jetoi mes
kundërshtive të familjes dhe pirgut të ëndrrave të tij, mes shkollarëve dhe
pasunarëve të rrënuar, një burri të rritur në kibic, i cili ndërron mbiemrin, e
një burri që adhuron familjen, për të pohuar një aksiomë se familja është
institucioni më i mistershëm dhe më tërheqës në botë.

Është historia e një shkrimtari që bëhet
pjesëtar aktiv në jetën politike të atdheut të tij e që ndalet të rrëfejë këtë
histori tronditëse.

Dashuria dhe Errësira janë dy burime të
fuqishme energjie që përshkojnë këtë rrëfim të jashtëzakonshëm. Amos Oz merr
një rrugëtim letrar nëpër fëmijëri dhe adoleshencën e tij, përmes rrugëve të
Jeruzalemit fatal, nëpër martesën e ferrit mes dy njerëzve krejt të ndryshëm,
një babai nervoz dhe të arsyeshëm dhe një nëne romantike dhe ëndërrimtare. Gjahu
mes këtyre dy botëve të ndryshme, është një djalë i vogël që do ta mbajë gjatë
peshën e moshës në shpinë.

Në rrëfimin e Oz parakalon jeta e një shekulli
të tërë të familjes së tij, saga e dashuri-urrejtjes me Evropën, cinizmi i
dashuri-urrejtjes me arabët.

Rrëfim për dashurinë dhe errësirën është një
libër tragjik, komik dhe pafundësisht transparent, një libër i shitur bujshëm
dhe i lexuar me etje nga miliona lexues në të gjithë botën.

Është autoportreti magjik i një shkrimtari që
jeta e shtyu të ishte dëshimitar i lindjes së një atdheu që ende jeton përmes
historisë së tij të turbullt.

Thanë për Oz

Amos Oz është zëri i qartë mes kaosit.

Nadime Gordimer

Një kujtesë e (pa) shlyeshme.

New York Times

Më poshtë gjendet pjesë nga intervista e shkrimtarit
Amos Oz për lexuesin shqiptar dhënë gazetares Rudina Xhunga në muajin tetor
2008:

Rudina
Xhunga: Të flasim pak për Shqipërinë dhe Kosovën gjithashtu, sepse kur Kosova
shpalli pavarësinë e saj unë kisha me vete librin tuaj, kur tregoni pavarësinë
e Izraelit.

Amos Oz: Unë nuk di mjaftueshëm për historinë
dhe rrethanat e Kosovës, por në mënyrë instiktive, kur një popull shpall
pavarësinë e tij, simpatia ime është me të. Kjo është e vërtetë përsa i përket
izraelitëve, kjo është e vërtetë për palestinezët, dhe kjo është e vërtetë edhe
për kosovarët.

Po për
historinë që lidh Shqipërinë me Izraelin, për kohën kur holokausti na bashkoi
dhe shqiptarët i hapën dyert izraelitëve?

Ne gjithmonë do ta kujtojmë me falënderim dhe
për mirë Shqipërinë, pasi në Evropë ka pasur shumë pak dyer që u hapën për
hebrenjtë, shumë pak dyer, dhe derën e Shqipërisë ne gjithmonë do ta kujtojmë
për mirë.

Flasim
pak për librin tuaj Rrëfenjë për Dashurinë dhe Errësirën. Mundem tju tregoj
diçka personale? E dua shumë këtë libër, më shumë se çdo libër tjetër tuajin. E
kam lexuar si dikur në adoleshencë Harkun e Triumfit, me të njëjtin ankth mos
mbaronte.

Faleminderit shumë për fjalët e ngrohta.
Nëqoftëse do më duhet të përgjigjem me një fjalë të vetme për çfarë bëjnë fjalë
të gjithë librat e mi dhe jo vetëm ky libër, me një fjalë të vetme do të
thosha: për familjet. Nëqoftëse do të më jepni mundësinë e dy fjalëve, unë do
të thosha: për familjet e palumtura. Dhe nëqoftëse do më jepni më shumë se dy
fjalë do të thosha: Duhet të lexoni librat e mi. Unë mendoj se familja është
institucioni më misterioz në botë, më paradoksal në botë, më i çuditshmi në
botë, më ekzotiku në botë, dhe më interesanti në botë. Nëqoftëse do më jepnin
mundësinë të zgjidhja midis dy dëshirash, mundësia e parë është të jem në
satelitin e parë që do të shkojë për në Mars, dhe mundësia e dytë të kaloj një
ditë të vetme dhe një natë të vetme në shtëpinë e cilesdo familjeje, nuk ka
rëndësi se e kujt familjeje, si një mizë në mur, unë do të zgjidhja të isha
miza dhe jo astronauti.

Kush
është Amos Oz?

Amos Oz (ose Amos Klauser) është një nga
shkrimtarët më të rëndësishëm sot në botë dhe shkrimtari më i njohur izraelit
dhe një nga opinionistët dhe analistët më të njohur në botë. Ka lindur në
Jeruzalem, Izrael në vitin 1939.

Është botuar në 45 gjuhë të botës dhe vepra e
tij përfshin një numër të madh romanesh dhe veprash eseistike, një pjesë e mirë
e tyre kushtuar probleme të paqes në Lindjen e Mesme dhe të konfliktit mes
Izraelit e Palestinës.

Vepra e tij e fundit titullohet Jeta rimon me
vdekjen.

Amos Oz u bë i njohur në botë fillimisht
përtej mureve të letërsisë izraelite me romanin Michaeli im (My Michael), një
vepër e thellë mbi vetminë dhe bjerrjen e durimit. Artur Miler e cilësoi pas
botimit autorin e saj si një nga autorët më finë të kohës sonë. Micheli im
është quajtur gjithashtu nga kritika botësore si Madamë Bovary e Izraelit
modern.

Vepra më e rëndësishme e Amos Oz mbetet
Rrëfim për dashurinë dhe errësinë, të cilën unë e konsideroj si planeti mëmë
i galaktikës letrare Oziane dhe veprat e tjera satelite që mbushin dhe
konfigurojnë tërësinë e saj siç: Të njohësh një grua, Kutia e zezë, Micheli im,
I njëjti det, Jeta rimon me vdekjen, Mos e thirr natë, Fima (ose Kushti i
tretë), Drejt vdekjes, Diku ndoshta, Si të kurosh një fanatik, Pantera në
bodrum, Preke ujin preke erën, Paqja perfekte, Në tokën e Izraelit, Historia
filloi, etj.

Amos Oz është një njeri paqësor, megjithëse
idhtar i Zionizmit, është angazhuar qysh në vitet 60-të me lëvizjen Izrael
Peace Noë. Lufta jonë, nuk është luftë pro-Izrael, as pro-Palestinë, por
pro-Paqe.

Kjo është kaq e vërtetë sa Oz gëzon simpatinë
edhe mes arabëve dhe palestinezësve. Vepra e tij më e rëndësishme Rrëfim për
dashurnë dhe errësinë është botuar arabisht nën kujdesin e familjes së një të
riu izraelo-palestinez George Khory, i vrarë barbarisht nga terroristët
palestinezë si një urë lidhëse të paqes mes dy popujve.

Amos Oz një figurë kritike ndaj politikës së
vendit të tij dhe shpeshherë është cilësuar si bukëshkalës i krenarisë
kombëtare, pikërisht për shkak të pikëpamjeve të tij, njëlloj siç ka ndodhur
edhe me Orhan Pamuk. Izraeli, thotë Oz, është një fshat në faqet e një
vullkani.

Momentet
më të rëndësishme në jetën e Amos Oz

Në moshën 8-vjeçare ai kujton të atin kur i
pëshpërit në natën e 29 nëntorit në të gdhirë të 30 nëntorit të vitit 1948,
ditën kur Kombet e Bashkuara njohën shtetin e Izraelit, i cili me lot në sy i
ka thënë: Dikur jemi keqtrajtuar vetëm se ishim hebrenj, ti kurrë mos lejo të
keqtrajtosh vetëm se je hebre.

Amos Oz ka lindur, është rritur dhe është
rrethuar gjithë jetën nga njerëz të lidhur me dijen. Nëna e tij fliste 4-5
gjuhë dhe njihte të lexonte 7-8 gjuhë. Babai i tij fliste 11 gjuhë dhe arrinte
të lexonte 16 të tilla. Të gjitha këto japin te

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›