Bie banesa trekatëshe, vdesin dy motrat

Palermo, 23 Janar NOA - Një ndërtesë
trekatëshe u rrëzua mëngjesin e sotëm në Favara, (Palermo) ku jetonte çifti
Bevallia së bashku me tre fëmijët e tij, informon korrespondentja e agjencisë
NOA.
Si pasojë ka vdekur Marianna Bellavia, 14 vjeçe
dhe motra e saj tre vjeçare, Chiara.
Zjarrfikësit kanë arritur të nxjerrin nga
rrënojat të gjallë vogëlushen tre vjeçare, por me gjithë përpjekjet e bëra, e
volga nuk ka mundur të shpëtojë.
Sipas policisë, çifti Bellavia dhe Giovani,
djali i tyre 11 vjeçar kanë arritur ti shpëtojnë kësaj tragjedie.
Ndërtesa ku ndodhi ngjarja ndodhet në pjesën
muzeale të Favaras dhe me probleme në infrastrukturë.
Motra e nënës së fëmijëve tha se çifti kishte
paraqitur një kërkesë për strehim, por nuk i ishte dhënë asnjë përgjigje nga
organet kompetente.
Sipas zëdhënësit të policisë po punohet për
zbardhjen e çështjes. Disa të afërmit e familjes që do të marrë pjesë në
operacionet e ndihmës, ndërkohë behët e ditur se janë evakuuar banorët aty
pranë për shkak të rrjedhjes së gazit.
i.m/a.k/NOA