E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbërrin "Shumë e dashura Nanë"

Duhet të ishte 75-vjeçar Pjetër Arbnori, por në
vend të prezencës së tij, miqtë dhe të afërtit e kanë përkujtuar me botimin e
një tufe letrash, të përmbledhur në librin "Shumë e dashura Nanë"

Milena
Selimi

Tiranë, 25 Janar NOA - Pjetër Arbnori, ish
kryetari i Kuvendit të Shqipërisë dhe shkrimtar, do të mbahet mënd për jetën e
tij fatkeqe në burg dhe vitet e fundit të jetës në kontributin në majën e
piramidës së pushtetit politik.

Por ajo, që mund të quhet fat nga ky autor është
pikërisht ajo që na ka lënë të shkruar, bashkë me përkthimet e shumta dhe
shkrimet e tjera.

Me rastin e 75-vjetorit të lindjes së Pjetër
Arbnorit, të gjitha letrat e shkruara në 29 vjet burg, janë përmbledhur për
tia dhënë publikut me librin "Shumë e dashura Nanë". Novruz Shehu,
që e ka kuruar librin, ka meritën se i ka qëmtuar, mbledhur dhe renditur nga
Arkiva e Familjes Arbnori.

Aktiviteti është bërë në sallën e Muzeut Kombëtar
dhe e veçanta ka qenë prezantimi edhe i Traktatit Politik "Pse do të
rrëzohet komunizmi", shkruar me majë lapsi në letra cigareje nga Pjetër Arbnori
në izolim, më 1964.

Por, aty është përfshirë edhe një libërth me
teza kapituj dhe 58 pika, të mbështetura në Programin e Partisë Social
Demokrate që ai përpiloi në vitin 1961.  

Tre gratë, që janë në kokë të gjithave letrave
mbledhin të gjithë brengën e tij, por edhe atë që e lidh me të pamundurën lirinë.

Në të gjitha drejtohet njësoj: Shumë e dashtun
nanë Gjystinë, motër: Antonetë e Margaritë. Ato janë botuar nga Nacional dhe
janë marrë nga Arkivi i Kujtimeve të tij, i dorëshkrimeve, tregimeve, fletëve
të ditarit.

Pjetër Arbnori u dënua me vdekje në moshën 26
vjeçare dhe fati e deshi, që dënimi kapital ti kthehej me 25 vjet, kohë të cilën
ai e bëri në Tiranë, Laç, Elbasan, e në fund në burgun famëkeq të Burrelit, ku
qëndroi për 22 vjet (1967-1989).
"Puna e detyrueme asht çfaqja ma e shëmtueme e sistemit të dhunës. Ajo
është e afërt me socializmin aq sa asht e afërt dashunia e pastër me
përdhunimin e femnës.

Katër të pestat e "Veprave të mëdha"
me të cilat krenohen komunistat, janë ba nga puna e detyrueme e të burgosunvet,
të interesuemvet dhe të ushtarëvet të punës. Pjesa tjetër me punëtorë
mëditës", shkruhet në pikën 8 të tezës "Karakteri i pushtetit të
sotëm, nevoja dhe domosdoshmëria e përmbysjes së tij" të traktatit politik
të Arbnorit.

I ndjeri ka shfrytëzuar letrën e bardhë të
cigares për të shkruar në atë që do ishte programi i Partisë Social-Demokrate: "Udhëheqësit
duhet të heqin dorë nga çdo pasuri.

Llogaritë e tyre personale duhet të pasqyrohen
imtësisht në shtyp", "Populli duhet të mësojë me duartrokitë shumë
pak. Ai ma mirë do ta bënte me i besue më pak herojvet", apo
"Komunistat, duke mos pasë asgja, i premtuen popullit 1000 gjana e nuk
realizuen asnji gja të saktë. Ne duke mos pasë asgja, i premtojmë popullit pak
dhe jemi të ndërgjegjshëm se pa ndihmën e kontrollin e tij edhe "premtimi
i saktë" realizohet me shumë vështirësi".

Në këtë përmbledhje të Novruz Shehut, janë 6
faksimile, të këtyre tezave në letër cigareje.

E sikur të mos mjaftojnë këto në korpusin e
letrave janë edhe dy letra të frikshme, njëra dërguar "Zotit Shuaip
Panariti, kryetar i gjykatës së naltë Tiranë" (26.XI.1964), ku Pjetër
Arbnori i përshkruan dhunën psikologjike dhe gjithë persekucionin e familjes,
por edhe ato që i janë bërë në burg.

Kurse Letra e dytë, i është drejtuar
Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës, dhe "për dijeni Kryetarit të
Presidiumit të Kuvendit Popullor, Ramiz Alia (22.9.1983), ku ai flet për grevën
e urisë për shtatë ditë: Duke shkelur në mënyrë sistematike, ligjshmërinë dhe
rregulloren e brendshme të burgut të Burrelit, komanda më detyroi të filloj
grevën e urisë që prej shtatë ditësh e s'dihet kur do të përfundojë.

Kujtime të shkuara, por gjithsesi shumë të
vlefshme për të parë fytyrën e vërtetë të komunizmit të pashpirt shqiptar.

m.s/e.r/NOA \n

This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›