Ndotja, sa do të ulet këtë vit
Tiranë, 26 janar NOA Gjatë vitit në vazhdim,
ekonomia më e fuqishme botërore që shfrytëzon dhe pjesën më të madhe të
teknologjisë në botë, Kina, do të lëshojë 400 mijë tonë dyoksid sulfuri më pak,
duke ulur ndjeshëm ndotjen globale.
Pohimin e ka bërë ministri i Mbrojtjes së
Mjedisit i Kinës Zhou Shengxian i cili u shpreh se sivjet Kina do të përpiqet
të pakësojë me 400 mijë tonë vëllimin e lëshimit të dioksidit të sulfurit në
krahasim me vitin 2009.
Mbi bazën e kryerjes së objektit të
parapërcaktuar në pakësimin e lëshimit të vëllimit të nevojës kimike për
oksigjen, Kina do të përpiqet të pakësojë kështu ndotjen, komenton radio Kina.
Zhou Shengxian u shpreh se sivjet organet e
mbrojtjes së mjedisit do të kontrollojnë ndërmarrjet e lëshimit të metaleve të
rënda dhe zonat e rrethuara dhe do të zgjidhin me të gjitha forcat problemet e
dukshme të mjedisit.
Krahas këtyre, ato do të nxitin kontrollin e
përbashkët të ajrit të deltës së lumit Jance me atë të Zhujiangut, për të
garantuar arritjen e standardit të ajrit të Ekspozitës Botërore të Shangait të
vitit 2010 dhe të Lojërave Aziatike të Guangzhout.