E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dimri polar, shtohen viktimat në Evropë

Tiranë, 26 janar - Temperaturat e ulëta në
Evropën Lindore dhe juglindore kanë shkaktuar vdekjen e dhjetëra njerëzve,
raportojnë mediat lokale në këto vende.

Gjatë natës, shkalla e termometrit ra në minus 35 gradë Celsius në Rumani, ku
autoritetet thonë se 22 vdekje janë pasojë e të ftohtit.

Në Bjellorusi, 10 të pastrehë kanë ngrirë për vdekje në kryeqytetin Minsk prej
fillimit të janarit.

Ndërkohë, policia në Poloni tha se 11 njerëz kanë vdekur nga i ftohti vetëm
gjatë fundjavës.

Bullgaria dhe Turqia gjithashtu po përballen me vështirësi për ti mbrojtur
qytetarët e vet nga vala ekstreme e të ftohtit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›