E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbesa e Fellinit prezanton jetën e regjisorit në Tiranë

TIRANE- Francesca Fabbri Fellini, mbesa dhe trashëgimtarja e vetme e regjisorit më të shquar të kinematografisë boterore gjatë shekullit të XX, Federiko Felinit, ndodhet në Tiranë për të prezantuar pasditen e sotme librin e nënës së saj “Në tavolinë me Federico Fellinin”.

Aktiviteti, që do të zhvillohet në Pallatin e Kulturës, vazhdon me shfaqjen e filmit dokumentar “Duke kujtuar Federico Fellinin” i realizuar nga vetë Francesca Fabbri Fellini. Ky është një dokumentar konfidencial dhe jo formal, një lloj albumi familjar, ku miqtë dhe bashkëpunëtorët tregojnë Felinin e tyre.

Instituti Italian i Kulturës i kushton Felinit, regjisorit të 5 çmimeve Oscar, me rastin e njëzet vjetorit të ndarjes nga jeta disa aktivitete homazh, duke nisur nga ekspozita “Ushqimi në vizatimet e Fellinit”, e çelur pasditen e djeshme në Pallatin e Kulturës. Në një prononcim për mediar Franceska shpjegon se gastronomia ishte mjaft e rëndësishme per regjisorin Fellini.

Nderimi për regjisorin italian në Shqipëri ka nisur disa kohë më parë në akademinë e filmit dhe multimedias “Marubi”, ku në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës janë projektuar disa filma të regjisorit të njohur.
(m.a/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›