Mbesa e legjendarit Che Guevara, nudo për kafshët
Mbesa e figurës legjendare revolucionare Che Guevara, Lydia Guevara, është zhveshur për agjencinë “La Peta”, një shoqatë amerikane për të drejtat e kafshëve, me sloganin “Start a Vegetarian Revolution” (“Filloni një Revolucion Vegjetarian”). Lydia Guevara, 24 vjeçe, ka pozuar në një revistë për shoqërinë e mbrojtjes së kafshëve me lejen e familjes së saj. Në një prej fotove ajo mban të veshura një palë pantallona ushtarake dhe një berretë në kokë, dhe këto janë të vetmet veshje që ajo mban përveç dy karikatorëve mitralozi të mbushur me karota që mbulojnë trupin e saj të zhveshur. Nuk ka qenë një shërbim i thjeshtë fotografik, por një bindje e Lydias. Në fund të realizmit të fotove, mbesa e luftëtarit kubano-argjentinas është deklaruar me plot bindjen vegjetariane. “Eshtë një mënyrë jetese që më ka bërë të jem një revolucionare e vërtetë, është një zgjedhje e shëndetshme për planetin, por edhe vetë njerëzit”, tha ajo.