Nuk mund t’i thosha dy herë “JO” Tiranës
Ka pranuar se edhe gjatë vitit të kaluar ka qenë një hap larg Tiranë por për arsye se ishte në kontratë me një skuadër tjetër nuk pati pranuar të vinte në Shqipëri. “Personalisht nuk mund t’i thosha dy herë Jo Tiranës pasi më kërkuan edhe vitin e kaluar. Më vjen mirë që do të jem këtu dhe më shumë se fjalët mua më pëlqen të flas me punë. Do të dëshiroja që të takoheshin në konferencë për shtyp vetëm për të vlerësuar arritjet. Tirana është skuadra më e mirë në Shqipëri ndaj meriton të jetë kompetitive edhe në Evropë ndaj do të bëj të pamundurën për të çuar sa më lart këtë skuadër edhe në Kupat e Evropës”, ka pohuar trajneri Ilija Lonçareviç në prezantimin e tij të parë si trajner i Tiranës. Kroati ka firmosur një kontratë 1-vjeçare por nuk bëhen të dituar detajet financiare.