E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaliforni, ulje emergjence për avionin e Shvarceneger

 

Avioni privat me të cilin udhëtonte guvernatori i Kalifornisë, Arnold Shvarceneger ka bërë një ulje emergjence. Piloti është trembur pasi ka parë tym të dilte nga një prej veglave të kabinës dhe është ulur menjëherë në pistën e luginës “San Fernando” në Kaliforni, ku e kanë pritur zjarrfikës dhe ekspertë të zjarreve. Alarmi është vënë vetëm 10 minuta pas nisjes nga aeroporti “Santa Monica”, pranë Los Anxhelosit. Sipas zëdhënësit të guvernatorit, nga “aventura e vogël” nuk ka mbetur asnjë i plagosur dhe piloti ka arritur ta marrë në dorë situatën në kohën e duhur. Menjëherë pas uljes së emergjencës Shvarceneger është drejtuar për në shtëpinë e tij, në Santa Monica, jo shumë larg nga vendi i incidentit duke bërë shaka për “aventurën” dhe vendosur një foto të avionit personal në faqen e tij të “Twitter”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›