Morëm trajnerin që s’arriti të bindë FSHF
Nuk e ka humbur rastin për të thumbuar drejtuesit e Federatës Shqiptare të futbollit, presidenti i Tiranës Refik Halili gjatë prezantimit të Lonçareviçit. “Shembullin e Tiranës duhet ta ndjekin jo vetëm klube të tjera në kampionatin tonë por edhe federata. Ne premtuam se do të sillnim një trajner karizmatik dhe me mjaft eksperiencë edhe ia arritëm qëllimit, pikërisht me një teknik që nuk mundi ta marrë federata për ekipin kombëtar. Tashmë synimi ynë është kalimi i më shumë se një turi në Kupën e Kampioneve dhe me lojtarët që kjo skuadër dhe ky trajner do të ketë në dispozicion unë jam i bindur se mund të arrihet”, pohoi Halili. Tirana do të njohë nesër kundërshtarin e parë në Champions, aveturë të cilën do ta nisë nga turi i dytë.