E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Mbështesim marrëveshjen për veriun e Kosovës”

09-08-2011 / Gazeta 55

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet përkrah pa rezerva marrëveshjen e arritur ndërmjet forcave të KFOR-it dhe qeverisë së Republikës së Kosovës për pikat doganore në pjesën veriore të shtetit. Kjo marrëveshje përbën hapin e parë të domosdoshëm drejt vendosjes së sundimit të ligjit në veriun e Kosovës.
Njëkohësisht, PDIU dënon çdo propozim dhe ide për dhënien e një statusi special për veriun e Kosovës, si një propozim që do të ringjallte konfliktet e vjetra në Ballkan dhe që nuk i shërben të ardhmes evropiane të rajonit.
Çështja e pjesës veriore të Kosovës, nuk është një çështje që i takon vetëm Kosovës por i takon mbarë kombit shqiptar. Si pasojë, çdo tentativë për një status special për veriun e Kosovës do të përballet me një reagim mbarëkombëtar.
PDIU ri-përsërit thirrjen ndaj Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës për nisjen e bashkimit ekonomik mes dy vendeve. Sot, më shumë se kurrë, është e domosdoshme që dy tregjet të integrohen, duke fuqizuar në këtë mënyrë ekonominë në të dyja vendet dhe duke arritur një kohezion të domosdoshëm kombëtar.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›