E Diel, 1 Nëntor 2026

Sandri teston mbështetjen e Taçit në PSNga Antena brenda familjesSandri ende nuk është i qetë për garën brenda Partisë Socialiste. Megjithë paraqitjen e dobët publike të Blushit dhe vendimin e Ramës për të rikandiduar, Sandri mendon se akoma ka sh

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Sandri teston mbështetjen e Taçit në PSNga Antena brenda familjes

Sandri ende nuk është i qetë për garën brenda Partisë Socialiste. Megjithë

paraqitjen e dobët publike të Blushit dhe vendimin e Ramës për të rikandiduar,

Sandri mendon se akoma ka shanse që ky fund gushti të sjellë ndonjë surprizë. Ajo që

është interesante në atë që Sandri e quan opozita e re, është lehtësia me të cilën

orientohet kjo opozitë nga elementët ku duhet të mbështetet. Kështu po i hidhte dje

një sy facebook-ut të Taçit në internet. Gjëja e parë që i ra në sy ishte se gjithë

debatet aty i drejtonin ish-zëdhënësa të qeverisë, kryesisht në kohën e Fatos Nanos,

disa fansa të njohur të PD-së dhe tema më e preferuar nuk ishte aktiviteti i Rezart

Taçit, por kreu i PS-së. Kështu, gjithë debatet aty ishin të orientuara se Blushi i

duhet PS-së. Sandri u gëzua shumë nga kjo prirje, pasi së paku e kuptoi që opozita e re

kundër opozitës së vjetër kishte tashmë dhe sponsorët e vet.

Sandri bëri dhe një provë tjetër. Hapi një faqe me emrin e kompanisë “Riviera” dhe

ftoi aty të njëjtët fansa të diskutonin mbi të ardhmen e PS-së. Aty fitoi debatin

Arben Malaj.

Në të njëjtën faqe hapën për shembull debatin a duhet të jap dorëheqjen Bujar Nishani.

Thuajse 90 për qind e fansave, jo vetëm që thonin se nuk duhet ta japë, por i qanin

hallin madje që ka dhe krahun sëmurë. Vetëm një 5 për qindësh ishte dakord të ikte

për t’u kuruar, kurse 5 për qind ishin të pavendosur.

Të njëjtën pyetje bënë dhe për Vangjel Dulen. Dhe ai e humbi sondazhin. Tek faqja e

Taçit njerëzit mendonin se ai duhet të iki, se tradhtoi doktorin.

-Sa të kthjellët që janë mor burrë, i tha Sandri Fevziut, - këta në internet. Kur venë

tek PS, ju ka hedh trutë e gomarit ai i gjati.

-Lëre Sandër, mos u merr me facebook, se për sherr është. Nuk ka të bëjë fare me

realitetin. Më ka pas thënë njëherë Solana kur e takova herën e fundit. Na gënjen

gjithmonë facebook,-tha. Kur bëjmë sondazhe aty, duket sikur të gjithë janë dakord me

Evropën, në Irlandë për shembull, kur bëjmë referendum e humbasim. Ma pat thënë dhe

Karl Bild-i njëherë këtë, po se kisha besuar.

-Leri mo ata k…, ata i kanë punët në rregull, unë them si të bëjmë ndonjë gjë të

ndezim dhe njëherë këtë sherrin brenda PS-së, se erdhi koha e formimit të qeverisë dhe

kush i duron ata 66 vetë bashkë në parlament. Të paktën të bëjmë nja dhjetë të

pakënaqur me Ramën që të jemi të qetë. Pastaj i rregulloj unë ata. U jap ndonjë gjë

t’i kenë punët në rregull dhe bëjmë qejf.

-Nuk e di mor burrë, tha Fevziu,-por ky Taçi po e tepron pak me këtë punën e Italisë.

Më tha dhe Berluskoni herën e fundit që e takova, është djalë i mire, i lezetshëm tha,

dhe më erdhi keq që i kishin marrë aq shumë para për të më takuar mua 5 minuta. I

thashë ruaji paret për investime, por më tha që investimi më i madh që kam bërë deri

më sot është takimi me ty. Ishte pak i çuditshëm, se nga të gjithë ata që më kanë

takuar në jetë, unë kam bërë pare, nuk kanë bërë ata pare.

-Po çfarë k… është ai mor burrë. Unë i them derdh një njëmiljonësh tek Klani për

rrogat, ai shkon i jep pare atye b…q…të Berluskonit. Shumë k… është. Po hajt se ja

ndreq unë atij. Se po i thoshte dje njërit në telefon që kjo është qeveria ideale

për mua. Këtë qeveri kam ëndërruar gjithë jetën. Metën timin, doktorin timin, të dy

bashkë është një mrekulli. Ta vë të sponsorizojë Blushin të paktën, të bëj një punë,

se po i çon lekët dëm. Dhe i duhen marrë tani pa falimentuar se ku ta gjesh pastaj.

-Nuk e di Sandër, po merri lekët shpejt se do të ngelet dhe Kakomeja në dorë. Se kanë

ardhur dhe ata emigrantët nga Greqia dhe kushedi se ç’bëjnë ndonjë zarar deri më 1

shtator. Shiko merri lekët atij dhe vazhdo punën, se po e le tek premtimet ai të bën

dhe ty kryetar të PS-së.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›