E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbështetësit e Nanos bëhen gati

Fier

Pas intervistës së dhënë së fundmi, nis organizimi i mbështetësve të ish-kreut socialist në qarkun ku e majta ka dhe numrin më të madh të mbështetësve në Fier. Edhe pse grupimi Partia Socialiste e Vërtetë ‘91, që gruponte mbështetësit e Nanos, tashmë është rrudhur shumë, në Fier kanë nisur punët për grupimin sa më shpejt të njerëzve që mbështesin Nanon dhe organizimin e aktiviteteve të ndryshme. Mes anëtarësisë së PS-së në të gjithë Qarkun e Fierit, gjithnjë e më shumë është duke u përfolur një riorganizim i  nostalgjikëve të Fatos Nanos. Eksponentë mbështetës  të këtij të fundit kanë marrë takime,  nga ku mësohet se  po organizohen  për  mbledhje zinxhir që mund të kryejë Nano  në pothuaj gjithë rrethin. Organizimi  që po bëhet nga mbështetësit e Nanos ka hyrë deri në muret e brendshme të PS-së, nga ku  mësohet se kanë nisur edhe divergjencat e para.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›