PD: Rama, i humburi ne kete situate greve dhe protestash
Maxhoranca e quan deshtim te kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama, ne te gjithe kete histori debati. Deputeti i selise blu, Tritan Shehu, tha se Rama eshte i humburi ne te gjithe kete situate bojkoti, protestash dhe grevash. Shehu u shpreh se nderkombetaret, nderhyne per te zgjidhur nje krize personale te kreut te opozites. "Greva e urise, u mbyll se deshtoi. Duke qene pjese e nje strategjie prej disa muajsh lidershipi i larte i PS ka ndermarre ne partine e tyre per te krijuar nje situate destabilizimi. Por nuk eshte vetem greva, mua me duket se deshtoi gjithe strategjia e ngritur nga lidershipi i PS ne kete periudhe", akuzoi deputeti demokrat. Sipas tij, zgjidhja ne kete situate te vazhdueshme do te vinte, vetem nese kreu socialist, do te kerkonte transparencen e zgjedhjeve, ne deren e duhur, jo tek maxhoranca dhe kryeministri. "Nese kryeministrit i kerkohet dicka qe nuk varet nga ai, nese maxhorances i kerkohet dicka qe nuk varet nga ai, pa dyshim ketu problemi nuk eshte i maxhorances por i atyre qe trokasin ne deren e gabuar dhe mendoj se ata duhet te orientohen drejt dhe te trokasin ne deren e nevojshme dhe qe eshte sistemi i drejtesise", vleresoi Shehu.