E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bayerni gjobit Riberyn

Bayern Munich ka gjobitur mesfushorin Franck Ribery me 50 mijë euro pas rrahjes së tij me bashkëlojtarin Arjen Robben në përfundim të ndeshjes me Real Madridin në Ligën e Kampionëve të martën.

Dy yjet e gjigantit bavarez janë përleshur fizikisht mes vete pas duelit në Allianz Arena. Mediet gjermane kanë publikuar një fotografi të Robbenit ku vërehej një shenjë në fytyrën e tij.

Kurse të shtunën, e përditshmja Bild njoftoi se klubi ka vendosur ta gjobisë Riberyn për incidentin. “E kemi gjendjen nën kontroll”, deklaroi zyrtari i lartë i Bayernit, Karl-Heimz Rummenigge.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›