E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia afgane parandaloi sulme vetëvrasëse

Forcat e sigurisë së Afganistanit njoftuan se i kanë arrestuar pesë kryengritës me afro 10 mijë kilogramë të materies eksplozive në kryeqytetin Kabul.

Zëdhënësi i Drejtorisë kombëtare për siguri, Shafiqullah Tahiri, në një konferencë për shtyp, tha se personat e arrestuar kishin synuar që eksplozivin ta përdornin për sulme masive në hapësirat me njerëz në Kabul.

“Nëse ky eksploziv do të ishte përdorë, do të shkaktonte gjakderdhje në shkallë të madhe”, tha Tahiri.

Materia shpërthyese ishte gjetur në 400 thasë, që ishin fshehur nën patate, në pjesën e prapme të një kampioni, në një lagje të Kabulit.

Zëdhënësi Tahiri tha se të arrestuarit ishin stërvitur nga pjesëtarët e talebanëve pakistanezë, që kanë lidhje të forta me talebanët në Afganistan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›