E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbetet në burg daja tutor, e kishte shfrytëzuar nipin për 6 muaj

I akuzuari Arben Hajdinallari pranon se e ka përdorur djalin për lypësi dhe ka hedhur poshtë akuzën se e kishte detyruar të kryente marrëdhënie intime me meshkuj

Korçë Burg pa afat për dajën tutor të të miturit, 45 vjeçari mohon ta ketë përdorur për prostitucion fëmijën. Trafikimi i fëmijëve për organet jetësore në intinerarin Shqipëri-Greqi plot 6 vjet më parë rikthen në vëmendje protagonistët e njërit prej skandaleve që shokoi dy vendet fqinjë. Donika Hajdini gruaja që denoncoi lindjen e fëmijës në klinikën greke në Janica për një shumë prej 400 mijë lekë të vjetra ka rënë pre e trafikimit të fëmijës së saj vetëm 9 vjeçar. Madje ironia qëndron tek fakti që ky trafikim nëse mund të cilësohet kështu ishte nga vëllai i saj që ka rënë tashmë në prangat e policisë së Korçës. Ngjarja tronditëse e përdorimit për marrëdhënie seksuale të një fëmije 9-vjeçar në kryeqytet ka mbërritur gjatë paradites të premtes në gjykatën e Korçës.

Seanca

Arben Hajdinllari 45 vjeç banor i qytetit të Korçës ka dalë para trupit gjykues. Ai akuzohet se ka shfrytëzuar në Tiranë, nipin e tij vetëm 9-vjeç të cilin e mbante për një kohë të gjatë duke fituar shuma të konsiderueshme të hollash. Hajdinllari akuzohet për shfrytëzim prostitucioni, ndërsa mësohet se ka mohuar akuzat në Gjykatën e Korçës, e cila ka vendosur masën e arrestit me burg pa afat për të. Sipas organit të akuzës në seancën gjyqësore është bërë e ditur se 45-vjeçari e ka shfrytëzuar djalin e motrës së tij në mënyrë sistematike për më shumë se 6 muaj. Ai e dërgonte të miturin me iniciale K.M. në kryeqytet ku e detyronte të kryente marrëdhënie seksuale me të rritur, ndërkohë që i mituri ishte i detyruar edhe të lypte gjatë kohës kur nuk takohej me meshkujt e rritur të cilët abuzonin me të, ndërsa paguanin tek daja i tij shumën e kërkuar për këtë shërbim për të cilin fëmija shkonte i detyruar. Por në fakt Hajdinllari ka mohuar ta ketë përdorur të miturin për prostitucion, por vetëm për lypje. Ai është justifikuar gjatë marrjes në pyetje nga prokuroria se këtë e bëntë për të përballuar jetesën e vështirë të familjes së tij ta madhe, por dhe të motrës së tij të sëmurë dhe të papunë.

Vendimi

Gjykata pas administrimit të provave dhe e ka quajtur të rregullt arrestimin, duke lënë në burg 45-vjeçarin. Familjarët treguan se 45-vjeçari udhëtonte shpesh drejt fshatrave të kryeqytetit si një lypës. Ndërkohë, që ata kanë mohuar se shoqërimi i 9-vjeçarit bëhej për qëllime prostituimi. Meshkuj të rritur shoqëronin fëmijën i cii ka rrëfyer në prani të psikologut eksperiencat e pazakonta që ka kalura në jetën e tij të nisur trishtueshëm. Ndërkohë vetë Hajdinllari ka deklaruar para gjykatës pafajësinë e tij, si dhe ka rrëfyer se shpesh shoqërohej nga nipi në drejtim të kryeqytetit, ku ky i fundit përdorej për të lypur. Gjatë gjithë kohës Hajdinllari ka mohuar akuzën, ndërsa gjykata ka vendosur masën e sigurisë burg pa afat për të. Në fakt fëmija 9 vjeçar që duket se po kalon një traumë ka qënë ai që i ka kërkuar ndihmë nënës së tij e cila i rrit e vetme fëmijët pas divorcit me burrin. Irena Vreto

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›