Në pranga, se iku nga “arresti i shtëpisë”
TIRANE – Një person, i cili nuk respektoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” të vendosur ndaj tij nga gjykata, është arrestuar nga policia dhe tashmë pritet të mbahet në qeli.
Ermal Ceka, 30 vjeç, banues në fshatin Mënik të Komunës së Ndroqit, në Tiranë, është arrestuar nga efektivat e Komisariatit nr.6, në Tiranë. Sipas burimeve policore, Ceka, është dënuar një muaj e gjysmë më parë me dy muaj burg, për largimin nga vendi i vuajtjes së dënimit. Në rastin për të cilin është dënuar Ceka, sipas policisë ai është larguar nga banesa e tij, në të cilën ai duhej të qëndronte pas një vendimi të arrestit shtëpiak të dhënë nga gjykata. Gjatë hetimit të tij për arrestin shtëpiak, Ceka, ka pasur masën e detyrimit të paraqitjes periodike sipas vendimit të dhënë nga gjykata. Sipas vendimit të datës 8 prill të këtij viti, Ermal Ceka, me origjinë nga Tepelena dhe banues në Mënik, është akuzuar për “largimin e të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Ceka, ishte kapur nga policia në fshatin Allgjatë të Komunës së Arbanës, në afërsi të shtëpisë së vjehrrit të tij. Policia kishte shkuar në fshat, pasi kishte rënë zjarr në një banesë, ndërsa vjehrri i tij kishte braktisur shtëpinë dhe bagëtitë, që kulloste pasi kërkohej nga policia. Për të ruajtur bagëtinë, sipas burimeve ai ka lënë dhëndrin e tij Ermalin, që në fakt kishte gjithashtu një masë sigurie të dhënë nga gjykata. Pas verifikimit të personit, policia ka mësuar se ai ishte nën arrest shtëpie pas një vendimi të gjykatës dhe nuk kishte arsye të ndodhej aty. Për këtë shkak, policia ka arrestuar në flagrancë, Ermal Cekën, ndërsa më pas gjykata e ka lënë nën masën e detyrimit të paraqitjes. Pas hetimit të Prokurorisë dhe shqyrtimit penal, Ceka, ka pranuar akuzën e Prokurorisë dhe ka kërkuar mëshirë. Në fund, gjykata ka vendosur të dënojë 30-vjeçarin me 2 muaj burg, pas parashtrimit të provave dhe pretencës nga Prokuroria. Vendimi i dënimit është shpallur nga gjykata dhe Prokuroria e ka dërguar vendimin në policinë e kryeqytetit për ekzekutim. Paraditen e djeshme, Ceka, është ndaluar nga policia e Komisariatit nr.6, në Kombinat, pasi edhe pse i dënuar më parë, ai nuk është gjykuar në gjendje arresti, por me detyrim paraqitje. Në këtë mënyrë, ai ka mundur t’i fshihet policisë që së fundmi e ka ndaluar atë mesditën e djeshme. d.b