E Hënë, 2 Nëntor 2026

Partitë kanë në dorë të bëjnë zgjedhje të lira

21/04/2005  Pavle Vacek:

Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Pavle Vacek

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Pavle Vacek, thekson se OSBE-ODIHR do të monitorojnë zgjedhjet, dhe më pas do të bëjnë një raport të plotë. Por, ai shton se janë partitë, që kanë detyrimin për të bërë votime të lira.

OSBE-ja do t'i konsiderojë si të pranueshme zgjedhjet e përgjithshme nëse në to vihen re shkelje se në vitin 2001?

Për momentin, unë nuk mund të spekuloj me rezultatin e zgjedhjeve, ashtu edhe me mënyrën se si do të mbahen ato. Ne jemi misioni i OSBE/ODIHR që do të monitorojmë dhe do të raportojmë mbi mbarëvajtjen e këtyre zgjedhjeve. Ajo që mund të them me siguri, është se ne kemi bërë më të mirën e mundshme për të ndihmuar përfaqësuesit politikë shqiptarë për të mbajtur zgjedhje të lira. Ajo që mund të them është se ne do të vazhdojmë t'i ofrojmë ndihma autoriteteve shqiptare, si në përgatitjen, ashtu dhe në mbajtjen e zgjedhjeve. Për sa i përket përfundimit të tyre, kjo do të jetë plotësisht në duart e përfaqësuesve politikë shqiptarë dhe zgjedhësve. Ajo që mund të them është se shpresojmë që fati i tyre të vendoset nga zgjedhësit.

Disa ditë më parë, ambasadori i BE-së, Lutz Salzman, ka ndarë shqetësimin se partitë shqiptare janë të lidhura ngushtë me krimin ekonomik. A ndani të njëjtin shqetësim?

Ne jemi në dijeni të këtij shqetësimi, sepse vijnë dhe nga brenda skemës politike shqiptare. Unë besoj se janë të ligjshme, ashtu sikurse është e ligjshme që të trajtohen të tilla probleme në institucione të posaçme të ngritura për to, siç është komisioni parlamentar. Nëse ka një vullnet për t'i trajtuar këto çështje, mendoj se ka zgjidhje. Diçka tjetër është dhe kodi i sjelljes nga përfaqësuesit politikë shqiptarë. Sigurisht që ne i ndjekim të tilla çështje nga afër. Gjithsesi, në mënyrë kryesore, kjo i përket vetë partive politike shqiptare. Është dhe në dorën e zgjedhësve që të krijonë opinionet e tyre dhe t'i trajtojnë në mënyrë se si shfaqen partitë politike për sa i përket atyre që përmban Kodi Zgjedhor, ashtu sikurse angazhimet e partive politike përmes Kodit të sjelljes në të tilla çështje ja vlen të trajtohen në këtë kod sjellje.

Marrë nga TV Klan

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›