E Hënë, 2 Nëntor 2026

Moisiu takon me Cervenkovskin

21/04/2005  Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka zhilluar një takim me homologun e tij maqedonas, Branko Cervenkovski, ku kanë mbajtur të njëjtin qëndrim për çështjen e statusit të Kosvës. Lidhur me zhvillimet në Kosovë, Moisiu tha se “viti 2005 është viti i vlerësimit të standardeve të Kosovës dhe i fillimit të bisedimeve për statusin final. Zgjidhja përfundimtare e këtij statusi do të vijë në përputhje me dëshirën e qytetarëve të Kosovës në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar, SHBA, BE, OKB”. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur dhe Cevernkovski, sipas të cilit duhet të nxitet fillimi i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, kjo natyrisht e shoqëruar dhe me dëshirën e qytetarëve, si dhe me vendimin e bashkësisë ndërkombëtare. Temë e bisedimeve ka qenë dhe intesifikimi i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Maqedonisë si dhe nxitja e dialogut politik. Ndësa lidhur me çështjen e emrit të Maqedonisë, Presidenti Moisiu është shprehur se zgjidhja do të dalë nga negociatat mes Maqedonisë dhe Greqisë, ku duhet të respektohet ajo që do të vendoset nga këto negociata.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›