Mbetjet ministrat ne terren

Krijimi i tre mekanizmave për të mbrojtur mjedisin nga ndotja, ishte kryefjala e Ministrit të Turizmit Aldo Bumçi, i pranishëm në një projekt pilot për menaxhimin e mbetjeve të ngurta urbane të prezantuar nga komuna e Rrashbullit. Projekt që do të shtrihet në një sipërfaqe prej 20 hektarësh zonë bregdetare, e cila nis nga Përroi i Agait deri tek Kovalishenca.
Ndërkohë po për çështjen e menaxhimin e mbetjeve dhe angazhimit për pastrimin e territorit ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu ka qenë në Lezhë. Sipas tij në zonat bregdetare është bërë një punë e mirë por nuk janë të mjaftueshme, ndaj duhet një trajtim i veçantë,pasi për t’u bërë një vend europian duhet të sillemi si të tillë.