Mbetjet plastike, burim ndotjesh kimike
Ekspertët e mjedisit i konsiderojnë mbetjet plastike si mjaft të rrezikshme jo vetëm për natyrën dhe ndotjen e saj, por edhe për shëndetin e njeriut. Madje, sipas tyre, lëndët helmuese që prodhohen nga mbetjet plastike në shumë raste janë fajtore për shfaqjen e tumoreve te njerëzit.
Periudha kohore e përdorimit të objekteve me lëndë plastike shpesh është e shkurtër, por, nga ana tjetër, krijon për mjedisin probleme për një kohë mjaft të gjatë. Kështu, ekspertët pohojnë se për prodhimin e kutive të vogla të kosit në industri nevojiten vetëm 5 sekonda, ndërsa për shpërbërjen e tyre, natyrës i duhen mbi 1000 vjet. Volumi i lëndëve plastike të vjetra në plehrat shtëpiake është shumë i madh. Meqenëse nuk prishen, ato mbesin si trupa të ngurtë, duke shtuar volumin e malit të mbeturinave. Ekspertët e fushës së mjedisit, nga ana tjetër, sqarojnë se gjatë djegies së tyre, sipas grupeve të lëndëve plastike prodhohen lëndë kimike si acid klorhidrik. Këto lëndë më pas shndërrohen në ndotës të rrezikshëm për ujërat nëntokësore dhe ato sipërfaqësore. Ndërsa, theksojnë ekspertët, gjatë djegies në shtëpi lindin lëndë helmuese, shkaktare të kancerit.
Në llojet e shumta të lëndëve plastike, PVC ose polivinilkloridi zë një vend të veçantë. Pikërisht për shkak të vetive helmuese që ka, PVC është një lëndë plastike shumë problematike. PVC prodhohet nga polimerizimi i lëndës bazë vinilklorid, i cili është një gaz helmues. Në lëndën plastike vinilkloridi, i cili ndodhet në përmbajtjen saj largohet ngadalë në ajër dhe në ushqimet e paketuara me PVC. Gjatë djegies së 1 kg PVC çlirohet një sasi gazi prej 0.5 kg acid klorhidrik.
Aty ku njerëzit jetojnë dhe punojnë gjithmonë tepron diçka. Çdo zhvillim ekonomik sjell komoditet. Të gjithë ndihemi mirë kur kemi në dorë mallra që nuk i kemi njohur më parë. Por, sa më shumë mallra konsumojmë, aq më tepër mbeturina flakim. Për të gjitha mbeturinat janë bërë një shqetësim i ditës dhe një problem mjaft i vështirë për t‘u zgjidhur, për vetë faktin se njerëzit sillen në mënyrë jo të drejtë me mjedisin.
Ekspertët pohojnë faktin se ka nevojë që popullsia të informohet dhe të sensibilizohet, në mënyrë që mbeturinat të përdoren sërish përmes metodave ricikluese. Prandaj, ekspertët rekomandojnë që ato nuk duhen lënë thjesht në natyrë, por të mënjanohen në mënyrë të organizuar.