QSUT, në kardiologji nuk gjen më vend as me mik!
Shprehja "Më mirë një mik se një thesar" nuk është e vlefshme për këto ditë qershori për ata që duan të zënë një vend në urgjencën e kardiologjisë. Në fakt, të gjithë janë në gjendje të rëndë, kanë nevojë për konsulta, analiza, mjekime të specializuara, shpeshherë edhe për operacion. Nga të gjithë këta pacientë në gjendje të rëndë, duhet të bëhet përzgjedhja e rasteve më emergjente. Pacientët më emergjentë të urgjencës janë ata që qëndrojnë të shtruar, të tjerët ose duhet të marrin mjekim dhe të kthehen në shtëpi, ose duhet të presin diku në korridor deri sa të lirohet ndonjë vend. Këto ditë, edhe pse me ngjarje të rëndësishme, proces zgjedhor, numërim votash, edhe pse me temperatura më të ulëta sesa javët e kaluara, përsëri janë shoqëruar me fluks të madh pacientësh, të cilët jo vetëm që kërkojnë ndihmë mjekësore të specializuar, por edhe një shtrat për t‘u dergjur pranë trupës mjekësore, deri në përmirësim të gjendjes shëndetësore.
Urgjenca
Shërbimi i urgjencës së kardiologjisë është mbipopulluar aq shumë, saqë edhe me "mik" vështirë të gjesh një vend bosh. Fluksi i pacientëve jo vetëm nga kryeqyteti, por nga i gjithë vendi ka mbingarkuar pavijonin dhe punën e përditshme të mjekëve specialistë. Por, çelja e javës së re ka nxjerrë edhe ide të reja për ta rregulluar sadopak gjendjen me zgjidhje alternative.
Sipas mjekëve të shërbimit të kardiologjisë, tashmë në këtë pavijon shtrohen dhe mbahen vetëm rastet e urgjencës, ata pacientë që e kanë pothuajse të pamundur të ndjekin kurën në shtëpi apo të presin me ditë të tëra për të kryer ekzaminime e ndërhyrje të tjera. Pjesa tjetër, pasi të vizitohet, të marrë mjekimin dhe të largohet për në shtëpi.
"Sugjerimi" për shtrimin e rasteve të urgjencës dhe "përzënia" e të tjerëve për në shtëpi ka ardhur nga drejtoria e qendrës spitalore universitare "Nënë Tereza". Kjo, për arsye të fluksit të pacientëve. Si zgjidhje alternative pritet të ulë mbipopullimin, të "edukojë" të sëmurët, në mënyrë që të respektojnë sistemin e referimit. Nga ana tjetër, pritet të zgjidhë edhe ngarkesën e punës së mjekëve dhe personelit mbështetës që punojnë pranë këtij shërbimi. Mjekët duhet t‘u shpjegojnë pacientëve të urgjencës, se cilët prej tyre kanë "avantazhe" për të qëndruar dhe cilët nuk janë edhe aq urgjentë, por kanë mundësi të presin edhe ca.
Fluksi
Ajo që mbetet problem është infrastruktura, sipërfaqja e vogël, e cila nuk është menduar për një qytet me më shumë se 1 milion banorë, të cilët në 90 për qind të rasteve nuk respektojnë sistemin e referimit. Sipas drejtorisë së qendrës spitalore universitare "Nënë Tereza", urgjenca e kardiologjisë dhe fluksi i pacientëve në këtë pavijon është gjithmonë i pritshëm kur temperaturat janë tepër të larta apo tepër të ulëta. Deri në ngritjen e një qendre poliurgjencash brenda ambienteve të spitalit dhe ndërtimit të spitalit rajonal të Tiranës, urgjenca e kardiologjisë, infektivit dhe pediatrisë do të mbeten qendrat me fluksin më të madh të pacientëve.