Mbetjet spitalore, në një vend me ato urbane
01/07/2010 Kërkohet një investim madhor, shqetësimi i përcillet Ministrisë së Shëndetësisë
FIER- Mbetet problematike asgjësimi i mbetjeve spitalore në Fier. Prej vitesh grumbullimi dhe asgjësimi i mbetjeve spitalore kryhet në fushën e vetme të mbetjeve urbane. Për drejtuesit e spitalit të Fierit, Donika Alushani, asgjësimi i mbetjeve spitalore kërkon një investim monetar të madh për krematorin që do të bënte djegien e tyre, ndërkohë që ky shqetësim i është përcjellë edhe Ministrisë së Shëndetësisë.
Rreziku
“Mbetjet më të rrezikshme spitalore, ka pohuar Donika Alushani, janë djegur në një krematorium para disa vitesh, pastaj u vu re që ishte një ndotje e ambientit të zonës përreth dhe u la si proces. Tashmë mbetjet spitalore hidhen tek fusha e plehrave urbane”. Sipas specialistëve, kjo është mjaft e rrezikshme pasi këto mbetje duhet të asgjësohen veçmas atyre urbane dhe në kushte të tjera sigurie. Disa vite më parë djegia e mbetjeve spitalore kryhej në krematorin e vendosur brenda ambienteve të spitalit Fier. Kjo përbënte një shqetësim për banorët përreth pasi tymi i tyre përhapej në zonën e banuar. Më pas kjo praktikë mori fund dhe mbetjet spitalore nuk asgjësoheshin me djegie, por me groposje në vende të posaçme në fushën e mbetjeve urbane. Tani pritet që të jepet një zgjidhje nga qeveria, për të shmangur çfarëdo lloj kërcënimi nga hedhja në natyrë e mbetjeve spitalore.