E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbetjet,Rama: Saliu e trajton popullin si budalla

Nga profili i Ramës në Twitter

TIRANE- Vetëm pak minuta pas rrëzimit të dekretit të presidentit Topi nga parlamenti për menaxhimin e integruar të mbetjeve, ka reaguar kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama.

Nëpërmjet Twitter-it, Rama shkruan Opozita importuaka plehra sipas Saliut! Vetëm kur të mbysin plehrat mund ta fyesh popullin tënd duke e trajtuar si budalla. Më heret, nderkohe qe ne Kuvend ziente debati per ligjin per menaxhimin e mbetjeve, kreu i PS-se, Edi Rama pati nje tjeter reagim ne rrjetin social Twitter. “Të njëjtin fjalim ka mbajtur edhe kryeministri i Somalisë kur e mori në qafë vendin e vet duke e bërë kosh plehrash”- shkruan Rama, duke iu referuar fjalimit te Berishes ne mbrojtje te ligjit per menaxhimin e mbetjeve e qe parasheh importin e 50 lendeve. Rama e ka quajtur tradhti kombetare votimin e nje ligji te tille, per te cilin nuk kane nevoje shqiptaret. “Të thuash dua plehra nga jashtë është tradhëtia më e madhe kombëtare në kushtet kur vendi ka 1 milionë ton plehra rrugëve…”- shkruan Rama.


Më shumë nga Politika

Të gjitha ›