Mbeturinat rrezikojnë jetën e kryeqytetasve
23/02/2011 Prodhohen rreth 700 tonë mbetje në ditë, trajtimi dhe përpunimi i tyre në kushte primitive
Prezantohet plani i masave që institucionet qendrore dhe ato lokale duhet të realizojnë
Mbetjet urbane dhe ato inerte që shkaktohen nga ndërtimet po vënë në rrezik jetën e kryeqytetasve, duke i ekspozuar ata ndaj sëmundjeve të ndryshme, që mund të mbartin edhe pasoja fatale për jetën. Për shkak të ndryshimeve të shumta, gjatë viteve të fundit është shtuar në masë grumbullimi i mbeturinave të rrezikshme pranë ambienteve të banimit. Pavarësisht masave të marra, trajtimi i këtyre mbetjeve mbetet në nivele shqetësuese. Ky fakt është pranuar edhe nga kreu i Ministrisë së Mjedisit, i cili ka pohuar se nëse nuk merren masat për ndërhyje, situata mund të jetë katastrofike. Shqetësim, sipas Mediut, janë vendet e grumbullimit, në të cilat duhet të ndërhyhet, pasi teknologjia është shumë e vjetër. Kryeqyteti tashmë numëron mbi 1 milion banorë, të cilët shkaktojnë rreth 700 tonë mbetje në ditë. Ndërkohë që deri më sot nuk ka pasur një strategji apo plan për menaxhimin e mbetjeve në këtë zonë.
Situata
Sipas vëzhgimeve të bëra, tashmë janë identifikuar edhe gjashtë zonat me rrezikshmërinë më të lartë të përqendrimit të mbetjeve që shkaktojnë nivele të larta ndotëse. “Tirana arriti që të rehabilitojë depozitimin e Sharrës, i cili për shumë kohë ishte kategorizuar si një ndër spotet më të rrezikshme në vendin tonë. Megjithëse i rehabilituar, ky venddepozitim nuk përmbush të gjitha standardet e kërkuara. Nuk mund të përballojë sasitë e gjeneruara të mbetjeve në Tiranë, nuk mund të krijojë mundësinë e një përpunimi dhe trajtimi të plotë të mbetjeve, duke bërë të pashmangshme nevojën për një depozitim të ri apo një politikë të re”, ka deklaruar ministri Mediu. Kjo problematikë është konfirmuar edhe nga specialistët e bashkisë, të cilët kanë kërkuar një koordinim mes strukturave përkatëse. Aktualisht zona e mbetjeve është tërësisht e varur nga groposja e mbetjeve dhe nga riciklimi i kryer në baza jozyrtare nga njerëz të papaguar, që e kryejnë në vendet e hedhjes dhe grumbullimit të mbetjeve. Në këto kushte ekspertët konfirmojnë se kujdesi për mjedisin në vendin tonë është akoma relativisht i vogël, me mbështetje të ulet politike për këtë çështje. Kjo ka sjellë si rrjedhojë një mungesë kronike të investimeve në sektorin e menaxhimit të mbetjeve në Shqipëri, ku infrastruktura dhe metodologjitë e përdorura aty ku ekzistojnë janë shumë të prapambetura. Problematika konsiston te mbetjet e rrezikshme, të cilat deri më sot hidhen në të njëjtat vende me mbetjet jo të rrezikshme, teksa paketimi dhe etiketimi i tyre nuk vihet në praktikë, megjithëse legjislacioni e parashikon këtë.
Plani
Plani i menaxhimit parashikon që për parandalimin dhe menaxhimin e mbetjeve do të veprohet me këtë rend veprimesh që përfshijnë: “Parandalim, përgatitje për ripërdorim, riciklim si dhe rikuperim tjetër, p.sh. rikuperim energjie”. Politika dhe strategjia kombëtare për mbetjet merr parasysh katër shtylla të politikës (PEBL) (planifikimi, edukimi, burimet dhe legjislacioni) në lidhje me zbatimin e politikës dhe strategjisë së menaxhimit të mbetjeve me anë të planit kombëtar për administrimin e mbetjeve. Gjithashtu është parashikuar që të krijohet një grup pune për të zhvilluar dhe zbatuar një strategji për të dhënat e mbetjeve dhe sigurimi i një pike kontakti për grumbullimin, përpunimin dhe raportimin e të dhënave mbi mbetjet, për të garantuar një përqasje kombëtare të qëndrueshme.
Ndotja, alarm për shtimin e sëmundshmërisë
Studimet e kryera jo vetëm nga strukturat tona shëndetësore, por dhe nga ato ndërkombëtare, kanë renditur Tiranën si një ndër kryeqytetet më të ndotura në Evropë. Shkak për këtë është bërë niveli i lartë i ndotjes së raportuar jo vetëm për ajrin, por edhe ndotjen akustike, atë nga grumbullimet e mbetjeve urbane etj. Të tilla janë konsideruar edhe ndërtimet e shumta pa kriter, si dhe mungesa e masave parandaluese. Vetëm nga ndotja e ajrit konfirmohet se humbja e pritshme e jetëgjatësisë së banorëve të Tiranës do të kapërcente 1.5-2 vjet. E thënë ndryshe, kryeqytetasit rrezikojnë të humbasin një deri në dy vite jetë për shkak të ndotjes së konstatuar. Përmbajtja në ajër e grimcave me diametër më të vogël se 10 mikron PM 10 është sot në nivele të frikshme. Këto përmbajtje të rritura tej normave të lejuara shkaktojnë ndryshime akute e kronike të funksionimit të mushkërive, si dhe një incidence të lartë të infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes. Po ashtu janë të shumta edhe llojet e sëmundjeve të tjera, si: ato tumorale, të zemrës etj., që shkaktohen si pasojë e nivelit të lartë të ndotjes.
Trajtimi i mbetjeve në nivele të dobëta
Jo vetëm qytetet, por edhe zonat
rurale janë në kaos për mbeturinat
Menaxhimi i mbetjeve në Shqipëri është në nivel të ulët. Shumica e qyteteve kanë sistemet e tyre për grumbullimin e mbetjeve të ngurta urbane. Kryhet vetëm për një sasi të vogël riciklimi. Mënyra më e përhapur për depozitimin e mbetjeve është venddepozitimi. Nuk ka venddepozitime inxhinierike të rregullta në vend. Nuk ka sisteme mbledhjeje në zonat rurale dhe në qytetet e vogla. Pjesa më e madhe e mbetjeve nga këto zona depozitohet duke u shkarkuar në kanale, lugina ose në anë të rrugës, ku së fundmi shkarkohet në rrjedhat e ujit. Nuk ka sistem për menaxhimin e sigurt të mbetjeve të rrezikshme (shtëpiake ose tregtare). Riciklimi i mbetjeve është në nivele të dobëta. Metoda kryesore e trajtimit të mbetjeve është ajo e vendgrumbullimeve, ndonëse vlen për të përmendur se këto venddepozitime nuk kanë ndërtime inxhinierike të përshtatshme, duke çuar kështu në një ndotje mjedisore të vazhdueshme.
Ndotësi duhet të paguajë
Principi “ndotësi paguan” kërkon që prodhuesi i mbetjeve të përballojë kostot e imponuara nga këto mbetje. Kostot potenciale mjedisore dhe njerëzore nga prodhimi i mbetjeve, trajtimi dhe groposja në landfill duhet të reflektohen në çmimin e produktit dhe në taksat e shërbimit të menaxhimit të mbetjeve. Objektivi është sigurimi i një sistemi të drejtë dhe të tillë, që të dekurajojë në radhë të parë prodhuesit të gjenerojnë mbetje, ndërkohë që jep edhe penalizimet e duhura për rastet abuzive.
Trajtimi nëpërmjet tre koshave
Sipas përcaktimeve të bëra, Shqipëria do të lëvizë drejt sistemit të tre koshave për menaxhimin e mbetjeve bashkiake sa më shpejt që të jetë praktikisht e mundshme. Kjo do të përfshijë vendosjen e tre koshave me ngjyra, në mënyrë që qytetarët të vendosin atje mbetjet e ndryshme. Klasifikimi i ngjyrave për mbetjet parashikon “kosh bojë kafe ose jeshil për materialin e kompostueshëm organik, kosh blu për materialet e thata të riciklueshme, si dhe kosh i zi për mbetjet e tjera bashkiake”.
Komuniteti rom dominon
sistemin e mbledhjes së mbeturinave
Sistemi i grumbullimit të mbetjeve për biznesin riciklues është organizuar në mënyrë informale. Dominohet kryesisht (92%) nga romët, që janë të regjistruar si të papunësuar. Janë numëruar rreth 12000 grumbullues individuale të metalit skrap. Ata janë përgjithësisht të papajisur, të patrajtuar dhe nuk kanë marrëveshje formale me blerësit e skrapit të tyre. Ndërkohë që janë identifikuar pengesat e mëposhtme për riciklimin e mbetjeve që kanë të bëjnë me koston e lartë të çmimit të energjisë dhe transportit, mundësi e dobët financiare e grumbulluesve, si individuale apo kompani; mungesa e veçimit që në burim, mungesë e përgjithshme ndërgjegjësimi e publikut, administratës dhe biznesit; mungesë e marrëveshjeve praktike të përshtatshme dhe stimujve për të promovuar ripërdorimin, si dhe vështirësitë e lidhura me aksesin e burimeve financiare për të zhvilluar këto lloj biznesesh. Niveli aktual i gjenerimit të mbetjeve për person është përcaktuar se fundmi me anë të një studimi të gjerë për mbetjet bashkiake të kryer nga projekti INPAEL, duke përfshirë 8 bashki nëpër Shqipëri. Rezultatet e tij tregojnë se Shqipëria prodhon 825,000 tonë mbetje bashkiake në vit, që bën rreth 260 kg për person në vit ose 0.7 kg për person në ditë.
Shkaqet që kanë rënduar më tej situatën
Specialistët e fushës konfirmojnë se shqetësimi më i madh në fushën e menaxhimit të mbetjeve në vendin tonë nuk është mungesa e legjislacionit (megjithëse ka nevojë për përmirësim dhe përafrim të mëtejshëm), por mungesa e një plani menaxhimi, e kapaciteteve institucionale, teknike, njerëzore, e burimeve financiare dhe e infrastrukturës, investimeve, mungesa e eksperiencës, traditës në
menaxhimin bashkëkohor të këtij sektori në tërësi. Gjithashtu shfaqen mungesa në mjete ekonomike të përdorura në menaxhimin e mbetjeve, bashkëpunim i dobët ndërmjet niveleve qendrore dhe lokale për këtë çështje, bashkëpunim i dobët ndërmjet publikut dhe organizmave private, struktura të dobëta (inspektorate) për zbatimin e ligjit, mungesë e ndërgjegjësimit për vlerën ekonomike të mbetjeve si burim, mungesë e monitorimit të mbetjeve, indikatorëve dhe statistikave, ashtu si dhe rrjetet e nevojshme për t’i grumbulluar dhe përpunuar ato.
Plani parashikon fillimisht trajtimin e 17 llojeve
të mbetjeve:
1. mbetje nga ndërtimet dhe shkatërrimet;
2. mbetje te ngurta industriale te rrezikshme;
3. mbetjet të rrezikshme;
4. mbetjet të infektuara spitalore;
5. automjetet në fund të jetës;
6. mbetje ambalazhimi;
7. vajrat e mbetura;
8. mbetje nga pajisje elektrike dhe elektronike;
9. bateri dhe akumulatorë;
10. mbetje nga produktet e kafshëve;
11. llumrat e ujërave të mbetura;
12. PCT dhe PCB
13. mbetje minerare;
14. dyoksidi i titanit
15. ndotësit e qëndrueshëm mjedisorë (NQM)
16. poli klorur vinili (PVC);
17. substancat holluese të ozonit.