21 janari mbledh në analizë 2 orë hetuesit shqiptarë dhe amerikanë
23/02/2011 Diskutohet për provat e administruara dhe pistat e ngritura për demonstratën e dhunshme
TIRANE-Ngjarja e 21 janarit ka qenë dje në fokusin e prokurorëve që janë caktuar për hetimin e rrethanave të saj. Nën shoqërinë dhe të ekspertëve amerikanë grupi i hetimit ka zhvilluar një analizë lidhur me këtë çështje, ku për rreth 1 orë e 30 minuta kanë diskutuar lidhur me provat e administruar në dosje dhe hapat që duhet të ndërmerren në vazhdim për disa nga pistat e ngritura. Mësohet se hetuesit shqiptarë dhe ata amerikanë, gjatë diskutimit kanë vënë theksin në nxjerrjen sa më parë të ekspertizave të armëve dhe identifikimin e gardistëve që kanë qëlluar në drejtim të turmës së demonstruesve. Veç kësaj, rëndësi duket se i është kushtuar dhe kryerjes së eksperimentit me manikin në vendin ku u ekzekutua me armë zjarri shtetasi nga Dibra Hekuran Deda, për të cilin Prokuroria e Tiranës nuk ka një autor konkret. Për këtë nismë, Prokuroria duhet të marrë lejë në Kryeministri, pasi dhe pozicioni nga dyshohet se është qëlluar në drejtim të Dedës, është godina e Kryeministrisë. Nuk dihet me saktësi se çfarë dhe në çfarë ore do kryhet një eksperiment i tillë, por burimet thonë se një gjë e tillë pritet të ndodhë gjatë kësaj jave ose javën e ardhshme. Ndërkohë që provat shkresore janë ato që Prokuroria e Tiranës ka administruar dhe analizuar gjatë kësaj kohe. Nën lupën e hetuesve shqiptarë dhe atyre amerikanë kanë kaluar, ekspertiza armësh, predha, gëzhoja, ekspertiza mjeko-ligjore, regjistrat e gardës, si dhe një sërë prova të tjera. Lidhur me zbardhjen e plotë të shkaqeve të katër vrasjeve dhe 7 plagosjeve, prokuroria pritet të ndërmarrë hapa të tjerë me ripyetjen e personave që kanë qenë të pranishëm në vendin ku ka ndodhur krimi, si dhe konfirmimin ose jo të disa detajeve të tjera që janë evidentuar gjatë procesit hetimor. Mësohet se në analizën e djeshme vëmendje i është kushtuar dhe pistave të tjera, ku është diskutuar më së shumti për procedimin penal që ka lidhje me organizatorët e demonstratës së 21 janarit. Pritet që hetuesit të pyesin disa persona të tjerë, përfaqësues të opozitës shqiptare dhe demonstrues, me qëllim nxjerrjen e një konkluzioni përfundimtar lidhur me hetimin e mëtejshëm apo pushimin e procedimit që bën fjalë për organizatorët e demonstratës së dhunshme të 21 janarit, e cila u zhvillua para godinës së Kryeministrisë. Për këtë ngjarje të rëndë, Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar arrestimin e 6 gardistëve, ku katër prej tyre Agim Llupo, Mark Nikolli, Sadik Çela dhe Gazmend Ahmetaj aktualisht janë të izoluar në burg, ndërsa dy prej tyre Agron Malaj dhe zv/komandanti i Gardës së Republikës Alfred Ahmetcenaj hetohen në gjendje të lirë.