E Hënë, 2 Nëntor 2026

Policia kreh zonën, asnjë gjurmë për të kërkuarit

17/03/2005  Të dyshuarit për vrasjen babë e birë

SHKODËR – Dyshimet për autorët e vrasjes e së dy ditëve më parë në qytetin e Shkodrës, vazhdojnë të jenë të forta nga ana e grupit të hetimit, por akoma nuk është bërë i mundur dokumentimi i plotë i ekzekutimit të Taulant Çinarit. Ndërkohë që më dyshuese zbardhjen e kësaj historie e ka bërë dhe mosgjetja në shtëpi gjatë kontrolleve të policisë e babait dhe e vëllait të Ardian Çarkut, personit të vrarë në Gjermani para 8 vitesh nga viktima e dy ditëve më parë. Gjithsesi burime zyrtare të policisë kanë thënë mbrëmë për gazetën “Metropol” se ende nuk kanë shpallur asnjë person në kërkim për këtë ngjarje.

Hetimi

Sipas të njëjtave burime zyrtare të policisë së komisariatit të Shkodrës mësohet se deri më tani janë shoqëruar mbi 10 persona, që janë marrë në pyetje. Burimet kanë sqaruar se të shoqëruarit, pasi kanë bërë deklarimet e tyre për çfarë kanë parë, apo çfarë kanë patur dijeni për ngjarjen, janë lënë të lirë dhe për asnjërin nuk është marrë akoma masa e ndalimit.

Pista kryesore e hetimit të vrasjes së ndodhur “ditën për diell”, në njërën nga rrugën kryesore të qytetit të Shkodrës, vazhdon të jetë ajo e hakmarrjes.

Pas vrasjes së 25-vjeçarit Çinari, uniformat blu të komisariatit të qytetit verior kanë kanë kryer me dhjetëra kontrolle banesash si dhe krehje të imta të zonës, por pa dobi, pasi nuk kanë mundur që të bien të paktën deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në gjurmët e autorëve të ekzekutimit. Burime policore kanë thënë mbrëmë se kontrolle të shumta janë kryer jo vetëm brenda qytetit të Shkodrës, por edhe në zonën e Vrakës, ku janë vendosur gjatë viteve të fundit familjarët e Ardian Çarkut të vrarë në vitin 1997 nga Taulant Çinari, si dhe në fshatrat në rrethinat e qytetit. Sipas policisë, të dyshuarit si vrasës,janë Nikollë èarku 50 vjeç dhe Artan çarku 18 vjeç, përkatësisht babai dhe vëllai i Ardian Çarkut.

Ngjarja

Ka qenë ora 14.00 e ditës së martë, kur persona, akoma të paidentifikuar, kanë qëlluar mbi 25-vjeçarin Taulant Çinari, i cili po lëvizte i vetëm me biçikletë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Salo Halili” në një moment që ka patur jo pak kalimtarë, të cilët kanë parë viktimën që ka mbetur në vendngjarje i plagosur rëndë si pasojë e tre plumbave të marra në trup. Çinari ka vdekur vetëm pak minuta pasi është qëlluar. Dje është zhvilluar dhe ceremonia mortore e të riut.

14 shkurt 2005/ Vrasja e parë në Shkodër

Vritet një grua, plagoset një tjetër me të birin

SHKODËR – Një grua e vdekur dhe nënë e bir të plagosur, është bilanci i një ngjarjeje të rëndë, të ndodhur mbrëmjen e kësaj date në qytetin e Shkodrës. Pas një tentative për grabitje, 65-vjeçarja Sabrie Gjoçaj ka mbetur e vdekur, ndërsa Shpresa Xhaka dhe djali i saj, Fatlind Xhaka, 11 vjeç, janë të plagosur në gjendje të rëndë, pas sulmit me armë në banesën e kasapit Brahim Xhaka, në afërsi të kolegjit turk “Hasan Riza Pasha”, mes lagjeve “Kiras” dhe “Rus”.

Disa ditë pas kësaj ngjarjeje, policia e Shkodrës arrestoi dy të akuzuarit, si autorë të kësaj ngjarjeje, 19-vjeçarin Ervin Çeliku dhe 26-vjeçarin, Mirsad Kosova.

Të nesërmen, Gjykata e Shkallës së Parë e Shkodrës, la në “burg pa afat” dy të dyshuarit, ndërsa ata në seancën e vlerësimit të masës së sigurisë fajësuan njëri–tjetrin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›